Sociale

NGJARJE DHE FOTO HISTORIKE/ Si u ‘manipuluan’ qytetarët e Tiranës dy ditë para pushtimit fashist nga festa e lindjes së Princit

Shkruar nga Liberale

NGJARJE DHE FOTO HISTORIKE/ Si u ‘manipuluan’ qytetarët e

Pasi Hitleri pushtoi Çekosllovakinë (15 mars 1939) pa e njoftuar Musolinin, diktatori italian vendosi që të aneksonte Shqipërinë. Mbreti i Italisë Viktor Emanueli III e kritikoi planin për të marrë Shqipërinë si një risk i panevojshëm. Roma i dërgoi Tiranës një ultimatum më 25 mars 1939, ku kërkonte dakordësi me pushtimin. Mbreti Zog refuzoi të pranonte para në këmbim të pranimit të një pushtimi dhe kolonizimi italian të Shqipërisë. Qeveria shqiptare u përpoq ta mbante sekret lajmin e ultimatumit italian. Radio Tirana vazhdimisht transmetonte se nuk po ndodhte asgjë, teksa lajmi i ultimatumit italian u shpërnda prej burimeve jozyrtare.

NGJARJE DHE FOTO HISTORIKE/ Si u ‘manipuluan’ qytetarët e

Më 5 prill lindi Leka I dhe lajmi u deklarua prej buçitjes së topave. Njerëzit u derdhën nëpër rrugë të alarmuar se mos po pushtohej Shqipëria, por lajmi i princit të sapolindur i qetësoi. Njerëzit ishin dyshues se diçka tjetër po ndodhte, gjë e cila çoi në një demonstratë anti-italiane në Tiranë, në të njëjtën ditë. Por dyshimet nuk zgjatën më tepër se 48 orë pasi ato u bënë realitet.

NGJARJE DHE FOTO HISTORIKE/ Si u ‘manipuluan’ qytetarët e

Më 6 prill kishte u zhvilluan demonstrata në qytetet kryesore të vendit. Në po atë pasdite, 100 avionë italianë fluturuan mbi Tiranë, Durrës dhe Vlorë duke hedhur fletëpalosje që udhëzonin njerëzit t’i dorëzoheshin pushtimit italian. Populli ishte mjaft i zemëruar me këtë shfaqje force dhe kërkoi që qeveria të rezistonte dhe të lironte shqiptarët e arrestuar si “komunistë”. Ndërsa një mobilizim i rezervistëve u thirr, shumë oficerë të lartë u larguan nga vendi. Gjithashtu, qeveria po zbehej. Ministri i Brendshëm, Musa Juka u largua për në Jugosllavi në të njëjtën ditë. Ndërsa Mbreti Zog transmetoi se do t’i rezistonte pushtimit italian, njerëzit ndiheshin sikur po braktiseshin nga qeveria e tyre.

NGJARJE DHE FOTO HISTORIKE/ Si u ‘manipuluan’ qytetarët e

Më 7 prill trupat e Mussolinit, të drejtuara nga gjeneral Alfredo Guzzoni, sulmuan gjitha portet e Shqipërisë njëkohësisht. Flota italiane përbëhej nga luftëanijet Giulio Cesare dhe Conte di Cavour, 3 heavy cruiser, 3 light cruiser, 9 destroyers, 14 torpedo, 1 minelayer, 10 anije ndihmëse dhe 9 anije transporti. Anijet u ndanë në katër grupe dhe zbarkuan në Vlorë, Durrës, Shëngjin dhe Sarandë.

NGJARJE DHE FOTO HISTORIKE/ Si u ‘manipuluan’ qytetarët e

Në Durrës, një forcë prej 500 shqiptarëve, xhandarëve dhe vullnetarëve, e udhëhequr nga Abaz Kupi (komandanti i xhandarmërisë së Durrësit), dhe Mujo Ulqinaku, i rezistuan forcave italiane. Të armatosur me armë të lehta dhe tre mitralozë, mbrojtësit rezistuan disa orë. Pas zbarkimit të një numri të madh të tankeve nga anijet, rezistenca u thye, Mujo Ulqinaku ra dëshmor dhe brenda 5 orëve italianët morën qytetin.

NGJARJE DHE FOTO HISTORIKE/ Si u ‘manipuluan’ qytetarët e

Kur mëngjesin e 7 prillit 1939 filloi agresioni ushtarak italian kundër Shqipërisë, Zogu nuk i shpalli gjendjen e luftës Italisë. Ai u largua nga Shqipëria pa bërë asnjë deklaratë dhe sapo kaloi kufirin e shpërndau qeverinë duke e lënë Shqipërinë pa qeveri antifashiste në mërgim. Me të dëgjuar këtë lajm, një masë e zemëruar njerëzish sulmoi burgjet, liroi të burgosurit dhe plaçkiti rezidencën e Zogut. Në ditën e parë të pushtimit, të gjitha portet shqiptare ishin në duart italianë.

NGJARJE DHE FOTO HISTORIKE/ Si u ‘manipuluan’ qytetarët e

Paraditen e 8 prillit, trupat italiane hynë në Tiranë dhe morën gjitha ndërtesat qeveritare. Kolonat e ushtarëve italianë marshuan drejt Shkodrës, Fierit dhe Elbasanit. Shkodra u dorëzua në mbrëmje pas 12 orëve luftime. Gjatë sulmit italian në Shkodër turma sulmoi burgjet dhe liroi 200 të burgosur.

NGJARJE DHE FOTO HISTORIKE/ Si u ‘manipuluan’ qytetarët e

Shtypi francez i kohes raportonte pushtimin e Shqiperise dhe arratisjen e mbretit Zog dhe familjes se tij ne Greqi.

NGJARJE DHE FOTO HISTORIKE/ Si u ‘manipuluan’ qytetarët e

Arratisja e Zogut krijoi në Shqipëri vakuum institucional, i cili i dha mundësi Benito Musolinit për të manipuluar statusin politik të Shqipërisë sipas interesave të Italisë fashiste. Më 12 prill një Asamble Kombëtare e përbërë nga kolaboracionistë të rekrutuar nga qarqet monarkiste zogiste dhe qarqet antizogistë në emigracion shpalli se në Shqipëri nuk kishte ndodhur okupacion ushtarak, por vetëm ndërrim i kreut të shtetit.

NGJARJE DHE FOTO HISTORIKE/ Si u ‘manipuluan’ qytetarët e

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH