Sociale

NGJARJE HISTORIKE/ 110 vjet nga ardhja e Princ Vidit, arsyet pse u caktua ai nga Fuqitë e Mëdha për qeverisjen e Shqipërisë

Shkruar nga Liberale

NGJARJE HISTORIKE/ 110 vjet nga ardhja e Princ Vidit, arsyet pse u caktua ai nga

Pasditen e 7 marsit 1914, Princ Vidi mbërriti në Shqipëri dhe themeloi Principatën Shqiptare

Vilhelm Vidi lindi në Noi Vid të Gjermanisë më 26 mars 1876 dhe ishte djali i dytë i princit Adolf Maksimilian Karl Vid. U martua me Sofinë, princeshë e Shënburg-Valdenburgut.

Në tetor 1913, Fuqitë e Mëdha i paraqitën Vidit propozimin për të marrë fronin shqiptar. Ai dha pëlqimin për këtë ofertë më 3 nëntor 1913. Një delegacion shqiptar i kryesuar nga Esad Pashë Toptani shkoi në Gjermani për t’i ofruar atij fronin në emër të shqiptarëve.

NGJARJE HISTORIKE/ 110 vjet nga ardhja e Princ Vidit, arsyet pse u caktua ai nga

Më 7 mars 1914, Princ Vidi zbriti në Durrës.

Për udhëheqjen e Shqipërisë, pas rrëzimit të qeverisë së Ismail Qemalit, posti i një udhëheqësi të huaj ishte propozuar nga Austro-Hungaria dhe Italia.

Princ Vidi u cilësua më i përshtatshmi për dy arsye: së pari se ishte protestant pra nuk i përkiste asnjë feje që ishte në Shqipëri dhe e dyta që ishte gjerman dhe Gjermania nuk kishte interesa të drejtpërdrejta me Shqipërinë.

Por megjithatë ai nuk arriti të qëndronte gjatë në krye të fronit mbretëror shqiptar, për shkak të kryengritjes së shqiptarëve kundër tij, si dhe fillimit të Luftës së Parë Botërore. Më 3 shtator 1914, Princ Vidi u largua nga Shqipëria së bashku me familjen me anijen “Misurata”.

NGJARJE HISTORIKE/ 110 vjet nga ardhja e Princ Vidit, arsyet pse u caktua ai nga

Ai u angazhua si oficer i ushtrisë gjermane në luftë. Pas përfundimit të luftës, së bashku me familjen e tij jetoi fillimisht në Tirol e më pas në Mynih.  Më 1925 u vendos në Rumani në pronat e princeshës Sofia.

NGJARJE HISTORIKE/ 110 vjet nga ardhja e Princ Vidit, arsyet pse u caktua ai nga

Lidhur me Princ Vidin, Fan Noli ka shkruar: “Princ Vidi mund të kritikohet vetëm pse s’qe në gjendje të bënte mrekullira”.  Princ Vidi vdiq në Predeal të Rumanisë më 18 prill 1945.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH