Sociale

Nevoja për gjak e lartë/ Më pak dhurues vullnetarë në Shqipëri, dhjetë në 1 mijë veta

Shkruar nga Liberale

Nevoja për gjak e lartë/ Më pak dhurues vullnetarë në

Në Shqipëri nevojiten çdo ditë 80 njësi gjaku, ndërsa përpos rasteve urgjente që mund të shfaqen, 600 të sëmurë me talasemi në të gjithë vendin kanë nevojë rregullisht për gjak.

Gjithnjë e më shumë numri i dhuruesve po vjen duke u ulur dhe kjo për shkak të uljes së numrit të popullsisë.

Kryqi i Kuq shpesh herë organizon fushata sensibilizuese të cilat në fokus të tyre kanë informimin, jo vetëm për nevojat për gjak, por edhe përfitimet që dhurimi sjell tek vetë dhuruesi.

Në 1 mijë persona në Shqipëri, vetëm 10 dhurojnë vullnetarisht gjak. Ndërkohë një studim së fundmi ka treguar se dhuruesit e rregullt kanë më pak shanse të preken nga ataku kardiak, infarktet dhe kanceri.

Gjithashtu dhurimi i rregullt është trajtimi kryesor jetëshpëtues i të sëmurëve me hemokromatoz të lindur si dhe me policitemi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH