Sociale

Nëse postoni shumë foto në Instagram, ju mund të vuani nga ky çrregullim

Shkruar nga Liberale

Nëse postoni shumë foto në Instagram, ju mund të vuani nga

Studimi ka zbuluar një lidhje mes përdorimit të rrjeteve sociale dhe një forme specifike të narcisizmit.

Duke pasur në konsideratë se hulumtimet e mëhershme e kanë ndërlidhur përdorimin e rrjeteve sociale me shfaqjen e depresionit dhe mirëqenie më të dobët, ndoshta tani, pas këtij studimi tjetër, është koha të shmangeni pak nga rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Studimi ka zbuluar se përderisa të gjithë narcisistët i preferojnë rrjetet sociale, narcisistët grandioz – narcisizmi i të cilëve i ka rrënjët në kompleksin e tyre të superioritetit – i frekuentojnë rrjetet sociale më shumë se narcisistët e formave tjera – narcisizmi i të cilëve i ka rrënjët në pasiguritë e tyre.

Kësisoj, ekipi ka zbuluar një ndërlidhje mes numrit të miqve online dhe numrit të fotografive të ngarkuara, si dhe shkallën e narcisizmit të zbuluar te një individ.

Sipas “Personality Disorder Awareness Network”, narcisizmi është gjendje e shëndetit mendor e cila i shkakton njerëzit të obsesionohen me veten, qoftë me fuqinë, bukurinë apo prestigjin e tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH