Sociale

Nëse e ndjeni shumë të ftohtin atëhere me siguri keni mungesë të këtyre vitaminave

Shkruar nga Liberale

Nëse e ndjeni shumë të ftohtin atëhere me siguri keni

Nëse keni këmbë dhe duar të ftohta gjithë kohës, edhe pse temperaturat jashtë mund të jenë të larta, kjo gjendje është tregues i mungesës së disa vitaminave

Ekspertët thonë se mungesa e vitaminave B dhe hekurit, nuk janë vetëm tregues të një anemie të shtuar. Në terma më konkretë, ja si përkthehet kjo gjendje.


Mungesa e vitaminës B12

Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë anemi megaloblastike (numri i qelizave të kuqe të gjakut është më i ulët se niveli normal, si edhe dhe qelizat e kuqe janë më të mëdha se normalja) dhe ndjeshmëri më të lartë në lidhje me të ftohtin.

Simptomat: Nëse ju mungon vitamina B12, ndjenja e të ftohtit te duart dhe të këmbët është vetëm një nga simptomat. Të tjerë tregues janë dhimbja e kokës, humbja e oreksit, probleme me shikimin, rrahje të forta zemre etj.


Shkaqet: Disa faktorë mund të ndikojnë në këtë gjendje, duke nisur nga një dietë e varfër ushqimore me burime shtazore, te dietat vegjetariane ose vegane, si edhe shkaqet shëndetësore si operacioni në stomak.

Burimet: Burimet dietike të vitaminës B12 përfshin qumështin, mishin dhe peshkun. Nëse keni mungesë, mund të merrni edhe suplemente B12 në formë medikamentesh ose me injeksion, shkruan Very Well.

 

Mungesa e vitaminës B9

Vitamina B9 në formën e saj natyrale njihet si folat. Mungesa e folateve bën që ju të jeni më të ndjeshëm ndaj të ftohtit, ndërsa funksioni kryesor i kësaj është krijimi i qelizave të kuqe të gjakut.

Simptomat: Përveç ndjesisë së të ftohtit, shenjat që mund të keni mungesë të vitaminës B9 lidhen edhe me aneminë.


Shkaqet: Konsumi në masë i alkoolit, çrregullimet e tretjes apo një operacion në zorrë ndikojnë në procesin e përthithjes së folateve në trup.

Burimet: Burimet natyrore të folateve janë perimet me gjethe jeshile të errët, kikirikët, fasulet, frutat, drithërat, farat e lulediellit etj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH