Bashkia e Hasit në koordinim me Drejtorin e Përgjithshme të Emergjencave Civile, kanë akorduar në vlerë monetare dhe materiale ndihma për familjen Lushi, për shkak të tragjedisë së ndodhur dy ditë më parë, ku humbën jetën nënë e bir nga zjarri që përfshiu shtëpinë.
Duke shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen tragjike të Fatime e Rexh Lushi, Kryetari i Bashkisë Has Miftar Dauti ka deklaruar edhe shumën monetare të ndihmës së ofruar.
“Ka qenë një ngjarje shumë e rëndë. Në momentin që ka ndodhur ngjarja, unë në 02:05 kam qenë në vendngjarje. Jemi munduar me gjitha mjetet për të shuar zjarrin, por ishte e pamundur. Mbrëmë kemi sjellë ndihmat nga Emergjencat Civile për familjen, për dy viktimat do japim nga 500 mijë lekë të reja. Ne si bashki kemi marrë përsipër edhe heqjen e shpenzimeve të varrimit."