Sociale

Në këto ditë të nxehta, kjo është temperatura ideale për kondicionerin

Shkruar nga Liberale

Në këto ditë të nxehta, kjo është temperatura

Kjo ndodh çdo vit. Temperaturat e jashtme fillojnë të nxehen, ju ndizni kondicionerin qendror dhe tani është koha e vendimit: Çfarë temperature duhet ta vendos kondicionerin në verë?

Shpesh, veprimi i parë që tentojmë të bëjmë është të ulim temperaturën e kondicionerit sa më shumë në mënyrë që të freskohemi.

Mirëpo, cila është temperatura e duhur që duhet të ruajmë. Rregulli i artë i temperaturës së kondicionerit në shtëpi gjatë verës është që në ambientet e brendshme të jetë rreth 10 gradë më poshtë se temperatura e jashtme.

Pra nëse temperatura jashtë është 35-36 gradë, temperatura në shtëpi duhet të jetë rreth 25-26 gradë. Temperatura e kondicionerit duhet të variojë mesatarisht 22-26 gradë celsius.

Nëse ju do të ulni më tepër temperaturën, jo vetëm do të keni probleme me shëndetin, por do të sforconi kondicionerin dhe ai nuk do të ftohë siç duhet, pasi i duhet shumë punë të ftohur ajrin. Shumë e rëndësishme është edhe temperatura e ambientit ku flini.

Poll
SHQIPENGLISH