Sociale

Në 30-vjetorin e Sofrës Tiranase ish-rektorja e UET nderohet me çmimin 'FISNIKËRIA E TIRANËS' nga Shoqata TIRANA

Shkruar nga Liberale
Në 30-vjetorin e Sofrës Tiranase ish-rektorja e UET nderohet me

Ish-rektorja e Universitetit Europian të Tiranës, prof. dr. Nevila Nika është nderuar me çmimin “Fisnikëria e Tiranës” nga Shoqata Tirana. Ky nderim për Nikën, në qytetin ku ka lindur dhe ka kaluar pjesën më të madhe të jetës, duke kontribuar fuqishëm jo vetëm për të por për gjithë shoqërinë shqiptare, vjen në 30- vjetorin e Sofrës Tiranase.

Eventi u zhvillua mbrëmjen e së premtes në Pallatin e Kongreseve, me të pranishëm personalitete të fushave të ndryshme, politikës, diplomacisë, biznesit, kultures, por dhe qytetarë të thjeshtë që pëlqejnë dhe ndjekin Sofrën Tiranase dhe koncertet e saj.

Ata shijuan interpretimin e këngëve më të bukura të muzikës së Shqipërisë së mesme dhe jo vetëm,  nën interpretimin e këngëtarëve, si : Marsela Çibukaj, Anxhela Peristeri, Gena, Shkëlzen Jetishi, Zenel Doli , Pajtim dhe Elisa Struga, Valbona Mema, Vani Gjuzi, si dhe interpretiminn e valleve nga Ansambli i Valleve Popullore Shqiponja.

Shoqata Tirana, e krijuar në vitin 1991, nga intelektualë të shquar tiranas, ndërmjet tyre drejtues të katedrave universitare, të shërbimeve mjekësore, të institucioneve arsimore atyre vendore, ka si mision ruajtjen dhe promovimin e vlerave të gjithanshme patriotike, kulturore, intelektuale, kombëtare, materiale shpirtërore e morale, jo vetëm të kryeqytetit, por të gjithë trevave shqiptare.

Në këtë kuadër, Shoqata Tirana mblodhi sërish bashkë për vitin 2024 brezat që kanë kontribuar e kontribojnë për të mbajtur gjallë, ruajtur e mbrojtur shpirtin dhe traditën shqiptare, si dhe dha disa vlerësime, një prej të cilëve shkoi për profesore Nevila Nikën.

Ajo dallohet për karrierën gjatë akademike, që pas mbarimit të studimeve në Universitetin i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, dega Histori. Ka mbajtur disa poste të rëndësishme, duke qenë drejtore e Arkivit Qendror Shtetëror, drejtore e Përgjithshme e DPA, gjithashtu titullare dhe hartuese e programit të masterit në Arkivistikë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës.

Gjatë viteve 2018- 2020 ka qenë rektore e UET-it, vite në të cilat ndodhi procesi i strukturimit të programeve dhe zgjerimit të fakulteteve, duke u kthyer në një universitet polivalent, që ofron shumë mundësi për të rinjtë dhe tregun e punës.

Përtej shkrimeve dhe botimeve, Nika vazhdon të kontribuojë nëpërmjet impaktit që ajo ka si intelektuale e historiane, duke qenë pjesë e skenës publike, e mediave, organizimeve institucionale, ngjarjeve dhe vendimarrjeve akademike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH