Sociale

Ndryshon çmimi për sigurimin e makinës, RREGULLAT e reja: Kush ka shkaktuar aksident do të paguajë më shumë

Shkruar nga Liberale

Ndryshon çmimi për sigurimin e makinës, RREGULLAT e reja: Kush

Nga data 1 janar 2025, sigurimi i makinës nuk kushton njëlloj për të gjithë. Drejtuesit do të paguajnë këtë vit, çmim të diferencuar, i cili përcaktohet nga disa faktorë.

Mosha e mjetit, fuqia motorike, qarku ku është regjistruar makina, lloji i makinës (elektrike apo me lëndë djegëse), mosha e zotëruesit të mjetit, përvoja në timon dhe historiku i aksidenteve janë regjistruar në sistemin që përcakton çmimin vjetor.

Po ashtu, edhe sjellja në rrugë ndikon në çmim, ku ata që kanë bërë aksident do të paguajnë më shumë.

Vitet e fundit, një policë sigurimi ka kushtuar 16 mijë deri në 18 mijë lekë, por këto pagesa fikse nuk kanë qenë efikase për tregun, edhe pse sigurimi i makinës është i detyrueshëm.

Vetëm vitin e kaluar, kompanitë mblodhën 140 mln euro nga sigurimi motorik, ndërsa paguan për dëmet e makinave 50 mln euro.

Rregullat e reja janë caktuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si pjesë e një projekti të diskutuar disa vite më parë, por kompanitë e sigurimeve nuk ishin gati ta zbatonin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH