Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë së Mallakstrës.
Sipas njoftimit të policisë i riu me iniciale B.H, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 16 vjeçe. E mitura, e cila ka lindur një fëmijë, ka deklaruar se babai i foshnjës është shtetasi B. H.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Komisariati i Policisë Mallakastër shpalli në kërkim shtetasin B. H., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 16 vjeçe, e cila ka lindur dhe ka deklaruar se babai i foshnjës është shtetasi B. H”, shkruan policia.