Sociale

Ndikimi i ngricave pozitiv për bujqësinë, ekspertët: Nuk lejojnë pemët të çelin para kohe

Shkruar nga Liberale
Ndikimi i ngricave pozitiv për bujqësinë, ekspertët: Nuk

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës, për specialistët e bujqësisë shihen pozitivisht. Ata thonë se toka ka nevojë për ngricë, pasi në këtë mënyrë ndikon në shkriftimin e saj dhe krijimin e rezervave ujore.

Toka shkriftohet si efekt i ngricave, sythet e pemëve frutore që të arrijnë pjellorinë kanë nevojë për temperatura të ulëta që të zhvillohen të gjitha proceset fiziologjike brenda sythit”, shprehet Dritan Pjeçi, për RTSH, specialit i bujqësisë.  

Gjithashtu ngricat bëjnë të mundur që pemët të mos çelin para kohe.

Specialistët  vërejnë se ndryshimet klimatike po e dëmtojnë shumë frutikulturën  vitet e fundit.

Fermerëve iu rekomandohet që  ta punojnë tokën gjatë vjeshtës në mënyrë që gjatë ngricave të dimrit, të kryhet procesi fizik i përmirësimit të strukturës së saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH