Sociale

Ndiheni të fryrë sepse keni ngrënë shumë në Iftar? Ndiqni këto këshilla

Shkruar nga Liberale

Ndiheni të fryrë sepse keni ngrënë shumë në Iftar?

Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit mund të sjellë shumë përfitime në aspektin e shëndetit fizik dhe mendor.

Duke respektuar agjërimin gjatë ditës, trupi merr pushim nga tretja e vazhdueshme, gjë që mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit metabolik dhe promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme.

Një studim amerikan thotë se ciklet e agjërimit të zgjatur jo vetëm që mbrojnë nga dëmtimi i sistemit imunitar një efekt anësor kryesor i kimioterapisë por gjithashtu nxisin rigjenerimin e sistemit imunitar, duke i zhvendosur qelizat burimore nga një gjendje e fjetur në një gjendje të vetë-rinovimit.

Ndërkaq, kur hani një vakt të bollshëm dhe sidomos tani në Ramazan kur keni agjëruar tërë ditën, mund të ndieni një fryrje të tmerrshme në stomak.

Fryrja e stomakut mund të jetë ndonjëherë krejtësisht normale dhe e shëndetshme, por ndonjëherë mund të jetë e pakëndshme. Ushqimi ka nevojë për ujë për t’u tretur. Sa më shumë që hamë, aq më shumë ujë na nevojitet për tretje.

Ushqimet e pasura me proteina dhe natrium duke përfshirë proshutën dhe gjelin e detit, kanë nevojë për më shumë ujë për t’u tretur sesa ushqimet e tjera me më pak natrium dhe më pak proteina. Uji gjithashtu mund të ndihmojë organet si veshkat tuaja të largojnë toksinat. Sido që të jetë moti jashtë, është mirë dhe ia vlen të bëni një shëtitje. Lëvizja e rregullt, veçanërisht ushtrimet si ecja, çiklizmi ose noti, janë aktiviteti më i mirë.

Ecja për vetëm dy minuta mund të ndihmojë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak dhe të ndihmojë në rritjen e niveleve të energjisë dhe humorit. Gjithmonë prisni të paktën dy orë pas ngrënies përpara se të shtriheni për të ndihmuar në shmangien e refluksit, pasi shtrirja e bën më të lehtë që acidet e stomakut të kalojnë në ezofag.

Nëse ka kaluar një kohë e madhe pasi ta keni ngrënë një vakt të bollshëm dhe ende ndiheni të fryrë, shtrirja në anën tuaj të majtë mund të ndihmojë.

Për qetësim, lirim nga tensioni, përtëritje të energjisë dhe forcës së domosdoshme mjafton që të qeshni, të pini një gotë ujë dhe të mbyllni sytë. Vetëm pas disa minutave do të shfaqet e qeshura e vërtetë e cila do të lirojë hormonin e lumturisë në tërë organizmin. /TAR/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH