Sociale

Nata e madhe e Kadrit, a mund të agjërojnë edhe jo myslimanët?

Shkruar nga Liberale

Nata e madhe e Kadrit, a mund të agjërojnë edhe jo

Pyetja më e shpeshtë gjatë dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit është: Kur është Nata e Kadrit? Kur duhet të agjëroj për Natën e Kadrit?

Kjo pyetje bëhet e rëndësishme për shkak se ka shumë nga ata që nuk agjërojnë gjatë gjithë Ramazanit, por zgjedhin të agjërojnë vetëm për Natën e Kadrit. Madje, ka edhe jomuslimanë të cilët e mbajnë këtë agjërim me sinqeritet të madh.

A lejohet të agjërosh vetëm për “Natën e Kadrit” dhe jo për gjithë muajin e Ramazanit?
Në këtë rast, pyetja e parë është që a lejohet të agjërosh vetëm Natën e Kadrit, ndërkohë që agjërimi është për gjithë muajin e Ramazanit?

Përgjigjja e parë është “po”, pasi agjërimi gjatë Ramazanit gjithmonë është i mirë sesa mosagjërimi, në kushtet kur njeriu gëzon shëndet dhe nuk është udhëtar. Përgjigjja e dytë është që një ditë agjërimi nuk mund të jetë zëvendësim i gjithë muajit të Ramazanit, andaj, besimtarët duhet të përpiqen të agjërojnë më shumë ditë, duke e çuar pak nga pak 30 ose 29 ditë numrin e ditëve të agjërimit.


Çfarë duhet të dini për Natën e Kadrit?
Nata e Kadrit nuk është e përcaktuar, por Profeti Muhammed s.a.v.s. tha se ajo bie në njërën prej netëve teke të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit. Pra, ajo mund të jetë nata 21, 23, 25, 27 ose 29 e muajit të Ramazanit. Besimtari duhet ta kërkojë atë përmes lutjeve të sinqerta.

Agjërimi në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa njëmijë muaj. Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas klerikëve agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti. Mendohet të jenë me mijëra, jo vetëm besimtarë myslimanë, ata që agjërojnë Kadrin.

Kjo natë kaq e madhe thuhet se i ka shenjat e saj. Ndër këto shenja është se dielli që pason natën e Kadrit, lind pa rreze, ose është i kuq dhe me ndriçim të zbehtë. Një shenjë tjetër që thuhet është dhe shiu i lehtë që mund të bjerë, erë e lehtë dhe se ajo natë, është as e nxehtë dhe as e ftohtë.

Të gjitha këto shenja, nuk janë të prera dhe nuk arrijnë në gradën e sigurisë së plotë. Ato mund të gjenden ose jo, sipas vendit dhe stinës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH