Sociale

Moti i keq me rrebeshe shiu, dëmtohen rrugët dhe banesat në Kukës e Tropojë

Shkruar nga Liberale
Moti i keq me rrebeshe shiu, dëmtohen rrugët dhe banesat në

Moti i keq me reshje shiu që ka përfshirë qarkun e Kukësit dhe Tropojës, këtë të premte ka shkaktuar dëme të shumta.

Raportohet se si pasojë e reshjeve, janë dëmtuar akse rrugore, dhe ura në disa njësi administrative, sidomos në bashkinë e Tropojës.

Dëmtime ka edhe në disa banesa, ndërsa për shkak të vërshimit të përrenjve uji u ka marrë përpara bagëtitë.

Në fshatin Lugu i Tropojes ( Lugu i Zi), rrjedha e ujit ka marrë dy ura.

Poll
SHQIPENGLISH