Sociale

MOTI I DITËS/ Reshje shiu dhe vranësira, në disa zona priten rrebeshe

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS/ Reshje shiu dhe vranësira, në disa zona priten

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante, më të theksuara në zonat qendrore, ku priten edhe rrebeshe.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin dobësim të ndjeshëm të intensitetit të reshjeve duke i zhvendosur ato drejt zonave Lindore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit por ulen sërish maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 19°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH