Sociale

MOTI I DITES/ Kushte atmosferike të paqëndrueshme, si do të luhaten temperaturat gjatë ditës

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITES/ Kushte atmosferike të paqëndrueshme, si do të

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti në orët e para të ditës parashikohet i vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Prej orëve të mesditës deri ato të mbrëmjes vonë reshjet do të jenë të dobëta dhe lokale kryesisht në relievet malore.


Prej orëve të vona të mbrëmjes përsëri reshje me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të territorit në formën e shtrëngatave si dhe rrebesheve lokale shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era pritet të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje intensive me shpejtësi 4-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina  era pritet të jetë tepër intensive dhe problematike me shpejtësi 14-24m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik e Jon të jetë i lartë i forcës 6-8 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 5 deri  19°C                                                                                                                                                      

në zonat e ulëta 10 deri 26°C                                                                                                                                                               

në zonat bregdetare 13 deri 26°C

Kosova

Republika e Kosovës paraqitet përgjatë gjithë 24 orëshit nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura ku herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu si edhe reshje dëbore në zona të thella malore. Pritet që intervalet me kthjellime më të dukshme të jenë në zonat Veriore dhe veriperëndimore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat dhe shirat të përfshijnë të gjithë republikën e Kosovës. Edhe gjatë natës moti do të jetë i paqëndrueshëm. Ndërkohë temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0 gradë C vlera më e ulët deri në 20 gradë C vlera maksimale në rang vendi. Era do të paraqitet mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësi maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të paqëndrueshme do të ndikojnë kushtet e motit edhe në republikën e MV duke sjellë vranësira ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore – veriperëndimore të MV duke rrezikuar reshje shiu e dëbore. Orët e pasdites; do të sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në pjesën më të madhe të MV ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Parashikohet që kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojë deri mëngjesin e së mërkurës. Për sa i përket: Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat e mëngjesit po ashtu edhe në vlerat e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C minimalja deri në 21°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë 24orëshit duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor- Juglindor.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare mbi Antlantik me ndikim nga Perëndimi deri në pellgun e Mesdheut do të sjellë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; Ishujt Britanikë, gadishullin Iberik si edhe pjesën më të madhe të gadishullit të Ballkanit ku reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë e forta të erës do të jenë mjaft problematike. Po ashtu me reshje shiu e dëbore, mbeten vendet Nordike si edhe rajoni i Balltikut ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët do të paraqiten Europa Lindore dhe pjesa më e madhe e Qendrës së kontinentit Europian.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH