Sociale

Moti bën kthesën e papritur, ja si do të jenë temperaturat ditën e nesërme

Shkruar nga Liberale

Moti bën kthesën e papritur, ja si do të jenë temperaturat

Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Si rezultat i formimit të një zone me presion atmosferik të ulët të pozicionuar mbi Gadishullin Apenin dhe masave ajrore të lagështa.

Moti i kthjellët e me temperatura të larta pritet ti lërë vendin motit me alternime vranësirash e intervale kthjellimesh dhe reshjeve të shiut.

Pas orëve të mesditës priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit  e lokalisht mesatar në veri.

Era do të fryjë me drejtim jug-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës fiton shpejtësi deri 10-12 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 9 deri 23°C                                                                                                                                                         

në zonat e ulëta 8 deri 26°C                                                                                                                                                                 

në zonat bregdetare 14 deri 26°C

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH