Sociale

"Mos u shoqëroni me gratë shqiptare..."/ Ja rregullat etike për italianët që do punësohen në kampin e Gjadërit

Shkruar nga Liberale

"Mos u shoqëroni me gratë shqiptare..."/ Ja rregullat etike

Në prag të hapjes së kampeve për emigrantët në Gjadër dhe Shëngjin, vetëm një muaj larg, Italia po përgatitet me përpikëri.

Sipas një artikulli të detajuar në “La Repubblica”, janë publikuar të dhëna të rëndësishme mbi mënyrën e funksionimit të këtyre kampeve, si dhe udhëzimet për personelin italian që do të punojë në kampin e Gjadrit.

Manuali i rregullave, që iu është dorëzuar gjatë kursit të trajnimit për menaxherët e kampit, përcakton detaje të hollësishme për çdo aspekt të operimit, nga veshja e personelit deri tek mënyra e konsumimit të kafesë.

“Popullsia shqiptare është shumë mikpritëse, por duhet të merren parasysh disa masa paraprake të dobishme”– thuhet në artikull.

Disa prej rregullat etike që duhet të ndjekin:

-Shqiptarëve nuk u pëlqen të nënvlerësohen në kuptimin që mos iu prezantoni kurrë me një qasje superiore;

-Ata janë një popull modest, prandaj lakuriqësia apo ekspozimi i veshjes në publik nuk është e mirëseardhur;

-Shmangni shoqërimin me gratë shqiptare. Është shoqëri më konservatore, sidomos në veri të vendit. Një burrë që shikon gruan e tij me një burrë tjetër mund të reagojë keq;

-Shqipëria është një vend shumë i sigurt, s’ka as vjedhje, as grabitje, as ngacmime seksuale;

-Në Shqipëri nuk ka fanatizëm fetar. Pavarësisht se është një vend me shumicë besimi mysliman (mbi 50% të popullsisë), ka bashkëjetesë fetare.

"Mos u shoqëroni me gratë shqiptare..."/ Ja rregullat etike

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH