Sociale

Mjeku popullor, Ylli Merja: Iu kam kthyer flokët edhe tullacëve me këtë metodë!

Shkruar nga Liberale

Mjeku popullor, Ylli Merja: Iu kam kthyer flokët edhe tullacëve me

Mjeku i njohur popullor Ylli Merja tha se ai ka kuruar raste me alopeci areata, duke bërë që pacientëve t’u mbijnë sërish flokët e rëna. 

Ai tregoi  në “Good Morning Albanians” se si arrin të realizojë këtë.

“Kurimi ndodh edhe kur nuk ke flokë, është si puna e misrit, kur toka sipër bëhet e fortë. Kur skalpi është i butë dhe fulikulat janë aty, po ti ushqejmë aty do mbijë floku. Ne kemi pasur shumë raste me alopeci areata. Në fillim i bëjmë një ekzaminim.

Nëse skalpi është bërë i fortë, folikulat nuk kanë fuqi, ndaj ngacmohet, janë disa bimë qumështore ku nëse vendosim ekstratin e saj, ajo është pak si djegëse dhe fillojmë e kruajmë skalpin. Këtë mund ta bëjmë 3-4 ditë. Pas kësaj e bëjmë me vaj si rosmarina, recini, e ushqejmë skalpin dhe ato folezat e flokëve fillojnë të marrin jetë. Në fillim mbijnë si push, atë e rruajmë me brisk dhe forcohen”,-tregoi mjeku Merja.

Poll
SHQIPENGLISH