Sociale

Mjegulla e dendur vështirëson qarkullimin e mjeteve në byppasin e Murrizit

Shkruar nga Liberale

Mjegulla e dendur vështirëson qarkullimin e mjeteve në byppasin e

Mjegulla e dendur ka përfshirë byppasin e Murrizit mëngjesin e sotëm. Si pasojë e mjegullës është kufizuar ndjeshëm fushëpamja për automjetet që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe Qarkut Dibër.

Më problematike situata paraqitet në fshatin Bastar Murrize të Tiranës ku si pasojë e mjegullës së dendur dhe rrugës së ngushtë pati rrezik për aksidente.

Drejtuesve të mjeteve ju kërkohet të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe me ndriçimin për mjegullën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH