Sociale

Mjegulla e dendur "paralizon" qarkullimin në aksin Korçë-Pogradec, automjetet përballen me vështirësi

Shkruar nga Liberale

Mjegulla e dendur "paralizon" qarkullimin në aksin

Aksi nacional Korçë-Pogradec mëngjesin e kësaj të enjte është përfshirë nga mjegulla e dendur e cila ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Automjetet e kanë të vështirë qarkullimin për shkak të mungesës së fushëpamjes. Me dendur mjegulla ka qenë ne pjesën e aksit nga Maliqi në Pogradec ku për pasojë lëvizja e mjeteve ka qenë edhe më e vështirë e ne këtë mënyrë drejtuesit e mjeteve kane reduktuar shpejtësinë.

Në kushte të tilla policia rrugore e Korçës ndodhet në terren me qëllim shmangien e problematikave në qarkullimin e mjeteve në këtë aks duke u kërkuar drejtuesve të mjeteve reduktimin e shpejtësisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH