Sociale

Mit’hat Havari mes dy epokave, rrëfimet rrëqethëse: Ma bënë kurrizin me vija...

Shkruar nga Liberale

Mit’hat Havari mes dy epokave, rrëfimet rrëqethëse: Ma

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari ka bërë një rrëfim në ”Frontline” në Report tv me gazetaren Marsela Karapanço për ngjarje dhe histori të jashtëzakonshme, të cilat ka menduar që t’i shkruajë në një libër të titulluar “Mes dy epokash”.

Historia e tij e përshkruar në libër, pjesë të të cilit i ndau në Frontline i ngjan një filmi. Ai tregon momente nga arrestimi i tij pas demonstratës antikomuniste të Elbasanit në dhjetor të vitit 1990, lirimi nga burgu, disa kohë më vonë, si dhe emërimin Kryetar i Degës së Brendshme në Elbasan duke u bërë më pas drejtor i atyre që e arrestuan dhe torturuan.

Rrëfimin e nis me torturat në burg.

“Ma bënë kurrizin me vija... Dhuna e tyre ishte çnjerëzore. ‘Ne e rrihnim por ai nuk bënte zë’ , ka treguar dikush për mua. Nuk ngopeshin dhe donin që unë të thoja mjaft më. Unë i kujtoj 4 muaj si 40 vite jetë. Të izoluar nën presion terror e psikologjik”.
Më pas tregon një episod kur mori pushtet dhe u bë drejtori i atyre që e torturuan.

“Unë isha super elegant nga halli me ato racionet e qelbura që na jepnin. Kam një nishan në fytyrë... Ai  berberi ishte tip kafshe, kishte vëllanë aty në degë të brendshme, ishte drejtor i propagandës. Unë e mbajta në punë nuk e hoqa më pas... I thashë ki kujdes se kam këtë nishanin këtu në faqe dhe ai sikur e bëri qëllimisht. Herën e parë s’i vura rëndësi. Herën e dytë shpërtheu dhe unë e bëra shumë të madhe dhe nuk ma sollën më mua. Pastaj kur erdha në pushtet, pra 'në epokën e dytë', e  pashë aty e thirra atë shefin e kuadrit i thashë ma largo atë. Dhe mora atë Albert Tafanin këngëtarin e famshëm të Elbasanit që kishte pasur dhe ai konseguenca”.
"Në dosjen 4171", Havari tregon ka gjetur emrat e hetuesve, madje tregon se njërin e mbajti në punë. A i keni takuar arkitektët e kësaj dosje? Cfarë do u thoni atyre që u dëgjojnë meqë nuk i keni takuar?

“Shqipëria vendi i fundit në Evropën lindore që hapi dosjet. Po të ishte Berisha s’do e bënte. Për fat që atë drejtori e drejton një zonjë e nderuar Gentjana Sula. Më hapi një derë. Kur mora dosjen u trondita. Një pjesë i dija por jo zyrtarisht.”

“Ishin vullnetplotë sepse ishin shumë kafshë injorantë total për një copë bukë. Ishin gati të vrisnin. Nuk kam takuar asnjë pas '90 që kur mora dosjen, nuk kam denjuar, nuk ia vlen. Unë do ta botoj dhe dosjen të plotë, kurse këta nuk i kam parë. Një që më ka bërë përshtypje në dosje e mbajtja në punë, e lashë në provë, i thashë s’kemi ardhur të bëjmë siç bëni juve, një prej tyre ishte Gani Zeneli, e përmend se është mosmirënjohës. Por e gjeta në dosje.”
Në libër e përshkruan si epoka e dytë, periudhën pas lirimit të tij në '92 kur mori detyrën e parë. Ai u bë pjesë e ruajtjes së rendit.

“Në kohën që trimat e 326 e ushtronin dhunën... Nuk ndodhi gjë tjetër veçse kur u prezantova në 92, u thashë nuk kam ardhur për hakmarrje. Në zyrë bëra një premtim”, tregon ai.
Si e gjetët rendin dhe sigurinë që nga 92? 

“Para '90 në Shqipëri rendi ishte 100% i sigurt, e kanë diktaturat këtë. Kjo polici ishte mësuar të punonte në një Shqipëri që ishte mësuar me tela dhe gjemba. Kurse në demokraci shpërthyen njerëzit u çliruan u futën makinat. Policia ishte e prapambetur e shkolluar keq. Aty isha i vetmi që fliska anglisht. Gëzim Hila, pata ato lidhjet e mua: kam dëgjuar që do shkosh kryetar dege. Dëgjo këtu tha, me ato shkrime që të kam parë do bëhesh zot për tre ditë. Atje do gjesh nivel shumë të ulët më tha”.
Për periudhën e tij errët kur u përballme tortura thotë se fëmijët e tij kanë mësuar edhe më tepër përmes librit që ka botuar.

“Unë nuk kam influencuar te fëmijët e mi sepse s’kam dashur që të ndikoj në formimin e tyre. Klaudio kur kishte mbërritur te momenti i arrestimit në libër që e kam përshkuar, më tha babi më pëlqen shumë por dhe u trishtova nga ai momenti. Disa herë jeta ime ka qenë në fije të perit. Ne ashtu u rritëm si popull pa fe pa zot, i vetmi zot ishte Enveri. Në fund fillova të besoj, thashë që ka një zot. Ata tani e lexojnë, të dinë si është rritur babai i tyre”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH