Sociale

Me vullnetin e saj para pak ditësh u mundësua kthimi në atdhe, ndërron jetë pas sëmundjes së rëndë mësuesja Ina Kasimati

Shkruar nga Liberale

Me vullnetin e saj para pak ditësh u mundësua kthimi në atdhe,


Ina Kasimati ka ndërruar jetë sot në Vlorë.

Zysh Ina Kasimati mbërriti në Shqipëri më 8 mars nga Franca, aty ku po kurohej prej dy vitesh për një sëmundje të rëndë.

Lajmin e trishtë e dha një nga miqtë e saj, Erjon Kristo. Mësuese Ina Kasimati për dy vite u kurua në një spital Francë dhe prej kohësh mbahej në jetë me aparatura dhe sondë. Me vullnetin e saj para pak ditësh u mundësua kthimi në atdhe ku dhe ndërroi jetë.

“Zysh Ina i mbylli sytë përgjithmonë! Me trishtim të thellë mora lajmin e ikjes nga jeta të zysh Ina Kasimatit.
Zysh Ina iku nga kjo jetë, por la pas shembullin më të mirë, sesi njeriu nuk duhet të dorëzohet kurrë përballë çdo vështirësie me të cilën mund të përballet.

Zysh Ina la pas shembullin sesi duhet të jetë modeli i një mesuesi, duke i dedikuar jetën një profesioni që e pa si mision.
Zysh Ina la pas shembullin më të mirë sesi duhet të jetë një grua e një nënë, e pathyeshme dhe mbrojtëse e të drejtave të njeriut.
Zysh Ina la pas shembullin e një LUFTËTAREJE që nuk u dorëzua kurrë!!! Zysh Ina mbylli sytë në Vlorën e saj, pasi shqiptarët u bënë bashkë edhe njëherë, për ta sjellë në Shqipëri, për të plotësuar dëshirën e mësuese Inës.
Qofsh në paqe e mira Ina, njeriu i vlerave, i betejave, njeriu që nuk u dorëzua kurrë! Të qoftë dheu i lehtë. Ngushëllime familjarëve!”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH