Sociale

Prej disa muajsh jashtë shërbimit/ Ja kur hapet përfundimisht urgjenca e QSUT-së

Shkruar nga Liberale

Prej disa muajsh jashtë shërbimit/ Ja kur hapet përfundimisht

Ditën e nesërme pritet të rikthehet në funksion 100% urgjenca e spitalit të ri në QSUT.

Mësohet se tashmë pritet dalja e urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë për tu vënë në funksion ky repart, i cili ka qenë jashtë shërbimit prej disa muajsh.

Kujtojmë se më 11 shkurt 2024, një zjarr në katin -1 në Urgjencë shkaktoi kolaps në repartin e urgjencave. Prej më shumë se 3 muajsh pacientët detyroheshin të shkonin për të marrë shërbim në spitale si “Shefqet Ndroqi”, apo edhe në rrethe në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe Spitalin Memorial të Fierit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH