Për herë të parë që pas liberalizimit të arsimit të lartë numri i aplikantëve në universitete ulet nën 20 mijë.
Nga 28 mijë maturantë në mbarë vendin rreth 19,700 kanë aplikuar për të fituar një të drejtë studimi në universitetet publike dhe ato private.
Arjan Xhelaj, kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar thotë se, "kemi 19713 maturantë të cilët e kanë shprehur dëshirën e tyre për të vijuar studimet në Shqipëri dhe kanë plotësuar formularin, është një shifër e mirë, një numër me vlera pak më të ulëta se viti i kaluar, por me përqindje minimale."
Sipas kreut të Rrjetit Akademik Shqiptar, inxhinieritë dhe teknologjia e informacionit janë më të preferuarat e të rinjve.
"Preferenca e të rinjve këtë vit ashtu si edhe vitin e kaluar është konfirmuar inxhinieria, teknologjia dhe IT, të cilat së bashku kanë rreth 27% të ndjekura nga shkencat mjekësore dhe infermieria me rreth 21.7% dhe në vend të tretë janë shkencat ekonomike, pak më shume se 16%, që është një ecuri e mirë. Por vetë IT do të thoja ka një ecuri akoma më të mirë sepse në grupin e degëve inxhinierike IT kryeson me rreth 13.9%-14%" theksoi Arjan Xhelaj, kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar.
Maturantët që kanë degët me konkurs duhet të ndjekin faqet e universiteteve, sepse testimet mbyllen brenda datës 25 Gusht, ndërsa më pas shpallen fituesit.
"Renditja në tërësi të të gjitha programeve të studimit përfshirë edhe ato të me teste dhe konkurse do të bëhet publike në gatën 27 Gusht në portalin u-Albania, maturanti do të hyjë me ID te këndi i maturantit dhe aty do të shikojë të renditura të gjitha programet e studimit ku ai ka aplikuar dhe juanë ato ngjyrat indikative e kuqja dhe jeshilja që tregojnë kush është fitues e kush jo" - u shpreh ndlr të tjera për Tv Klan, Arjan Xhelaj, kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar.
Regjistrimi i fituesve të raundit të parë në universitet do të nisë më 30 Gusht dhe do të mbyllet deri më 13 Shtator.