Sociale

Mbi gjysma e të lindurve në kryeqytet janë “tironca”, ja kush vijnë pas tyre

Shkruar nga Liberale

Mbi gjysma e të lindurve në kryeqytet janë “tironca”,

Tirana ka 758,513 banorë, nga të cilët 48.4% janë meshkuj dhe 51.6% janë femra. Rezultatet e CENSIT 2023 kanë nxjerrë në pah se 51.2% e popullsisë janë të martuar.

Kryeqyteti vijon të mirëpresë qytetarë nga qytetet e tjera të vendit, sidomos nga ato bregdetare. Të dhënat tregojnë se 52.9% e banorëve janë persona të lindur në Tiranë, ndërkohë që dibranët dhe kuksianët janë të dytët në listë.

Pjesa më e madhe e popullsisë banuese në kryeqytetin e vendit ka origjinë nga Dibrës dhe Kukësi. Rreth 8.6% e banorëve kanë origjinë nga Dibra, ose në vlerë absolute regjistrohen rreth 63 mijë. Ndërkohë, banorët me origjinë nga Kukësi zënë një peshë prej 6.5%, ose rreth 48 mijë. Korça është e treta me peshën më të lartë prej 5.2%, pasuar nga Fieri, Berati dhe Elbasani.

Nga ana tjetër, banorët në Tiranë që kanë si vendlindje Lezhën kanë peshën më të ulët me 1.9%, ose rreth 14 mijë banues.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH