Sociale

Mazniku zbulon dy bashkitë më të suksesshme në vend: Ja kur do të ketë rritje pagash për punonjësit bashkiakë

Shkruar nga Liberale

Mazniku zbulon dy bashkitë më të suksesshme në vend: Ja kur

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbian Mazniku theksoi se rritja e pagave për punonjësit e bashkive do të bëhet në qershor të këtij viti.

“Do të ketë një rritje pagash në qershor të këtij viti, për të gjithë punonjësit e bashkisë. Do të gjejmë një të mesme se sa do të kemi mundësi t’i rrisim pagat.”

Ministri ishte i ftuari i mbrëmjes në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus me Pranvera Borakajn, ku foli për zhvillimin e bashkive në vend dhe ecurinë e tyre.

Teksa komentoi punën e pushtetit vendor, Mazniku tha se një nga bashkitë më të suksesshme në vend është ajo e Përmetit, e cila aktualisht ka 13 projekte të hapura me BE, ndërsa pas saj vjen Mati.

Mazniku deklaroi se me punë dhe vullnet, çdo bashki mund të jetë e suksesshme, pavarësisht madhësisë dhe të punësuarve që ka.

“Gjëja që më pëlqen pa masë është se gjen histori suksesi pavarësisht madhësisë. Bashkia më e suksesshme për projekte është ajo e Përmetit. Deri më tani ka 13 projekte të ndryshme që sëbashku bëjnë buxhetin e një viti të bashkisë me fondet e BE.”

“Bashkia tjetër me 9 projekte të hapura është ajo e Matit. Janë të suksesshme edhe Gjirokastra, Berati dhe Tirana. Edhe bashkitë e vogla kanë pasur suksese për të thithur fondet e BE. Këto janë edhe më të suksesshme nga Tirana, e cila ka 9 projekte të hapura.

Ka pasur edhe bashki të tjera që kanë fituar projekte, por nuk e kanë zbatuar dot.

Është e mundshme që ku kur ka pasionin e duhur për t’ia dalë. Për sa kohë ja ka dalë Përmeti dhe Mati, mund t’ia dalë edhe Tepelena dhe Këlcyra”, tha Mazniku.

Bashkitë kanë më pak staf, në raport me shërbimet që ofrojnë. Kështu është shprehur ministrin për Shtetin dhe Pushtetin Vendor Arbian Mazniku në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus me moderatoren Pranvera Borakaj.
Mazniku tha se punëtorë për mirëmbajtjen e pyjeve ka më pak në raport me sipërfaqen pyjore që është në çdo bashki. Ai më tej shtoi se edhe shërbimi social ka mungesë të stafit, duke theksuar se të moshuarit hasin vështirësi në marrjen e shërbimit.

Poll
SHQIPENGLISH