Sociale

Limona jeshil e mandarina, lëngu MAGJIK për imunitetin

Shkruar nga Liberale

Limona jeshil e mandarina, lëngu MAGJIK për imunitetin

Shqipëria është me fat që ka agrume nga më cilësoret. Athtësia e limonëve të verdhë dhe atyre të gjelbër është e jashtëzakonshme për shëndetin e mëlçisë apo për përmirësimin e tretjes. Lexoni më poshtë rekomandimin e AgroWeb.org se si thjeshtësisht mund të kombinoni agrumet më të mira të stinës për një lëng që ju jep shije dhe shumë shëndet të mirë.

Frutat dhe perimet që duhet të konsumoni në nëntor

Përbërësit:

2 mandarina

1 limon i madh jeshil

1 limon i verdhë

2 kërcinj selinoje

4 gjethe spinaqi

Udhëzimet për përgatitjen në shtëpi

Lajini produktet me ujë të rrjedhshëm

Qëroni mandarinat dhe limonët

Hidhini të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash dhe shijoni lëngun dhe mushtin e tyre

Produkte të tjera zëvendësuese

Mandarinën mund ta zëvëndësoni me portokallin ose karotën

Limonin jeshil dhe të verdhë mund ta këmbeni me qitron

Selinonë mund ta zëvendësoni me kunguj të vegjël, majdanoz apo rrënjë selinoje

Spinaqin mund ta zëvendësoni me marulen ose pazinë./AgroWeb.org/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH