Sociale

Leukemia tek fëmijët/ E trajtueshme në mbi 80% të rasteve, mjeku i njohur turk jep disa këshilla për prindërit

Shkruar nga Liberale

Leukemia tek fëmijët/ E trajtueshme në mbi 80% të rasteve,

Leukemia që është forma më e përhapur kancerit të tek fëmijët dhe që më së shumti shfaqet në moshës 2-5 vjeç, është e trajtueshme në mbi 80 % të rasteve thotë mjeku i njohur turke Xhejhun Bozkurt për Ora News.

''Pra, 80 nga çdo 100 fëmijë mund të shërohen nga kanceri.

Kjo është shumë e rëndësishme dhe rëndësia e një diagnoze të hershme është shumë e qartë''.

Pediatri Onko-Hematolog ishte në Tiranë me ftesë të Klinikës Long Life dhe kreu konsulta falas.

Theksoi disa këshilla të vlefshme për të gjithë prindërit.

''Mavijosjeve anormale, mavijosje në çdo pjesë të trupit dhe shenja të gjakderdhjes.

Dhimbje koke të forta, të vjella, mund të jenë shenja të një tumori në tru''.

Humbja e ekuilibrit mund të jenë shenja të një tumori që prek pjesën e trurit

Me mbi 800 operacione transplanti të palcës kurrizore tek fëmijët të realizuara në karrierë Bozkurt shton shanset për të mundur sëmundjen

''Ne përdorim metodën e trajtimit të njohur zakonisht si transplanti i palcës kockore, të cilën e quajmë transplantim të qelizave staminale hematopoietike.

Domethënë transplantimin e qelizave staminale nga sistemi i gjakut, për të trajtuar sëmundjet me bazë palcën e eshtrave, siç sugjeron edhe emri''

Si në cdo fushë të mjekësisë, zhvillimi I teknologjisë ka sjellë metoda të reja të luftës ndaj kancerit tek fëmijët

''Ne e quajmë këtë terapi të qelizave CAR-T të modifikuar gjenetikisht''

Xhejhun Bozkurt gjatë qëndrimit në Tiranë mori pjesë edhe në një aktivitet sensibilizues që Klinika Long Life Organizoi ne bashkepunim me Kryqin e Kuq e Shqiptar për dhurimin vullnetar të Gjakut.

Poll
SHQIPENGLISH