Sociale

Harrojeni plazhin dhe përgatisni çadrat, ja si do të jetë moti përgjatë fundjavës

Shkruar nga Liberale

Harrojeni plazhin dhe përgatisni çadrat, ja si do të jetë

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për fundjavën.

Pritet që ditën e sotme të ketë vranësira të shpeshta, ndërsa në pjesën e dytë të ditës herë pas herë mund të krijohen kushte të reja për reshje.

“Mëngjesin i sotëm ka sjellë vranësira të shpeshta në territor të cilat më të dukshme kanë qenë gjatë shtrirjes lindore duke bërë që herë të here të krijohen kushte për reshje. Në pjesën e dytë të ditës kemi përmirësim të kushteve të motit. Temperaturat do të kenë rënie të ndjeshme. Mëngjesi ka regjistruar vlerën 9 gradë celsius në zonat malore. Ndërsa maksimumet do të jenë 27-28 gradë në Gjirokastër dhe në Berat. Të shtunën do të ketë mbizotërim të motit të qëndrueshëm me intervale të gjata, nuk priten reshje. Temperaturat  e ajrit do të kenë rënie.

Ndërsa maksimumet në rang territori të jenë në 30 gradë. Kosova dhe Maqedonia e Veriut mbeten në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta. E shtuna dhe e diela do të sjellë rritjen e temperaturave të ajrit për vendet e rajonit. Të dielën në Kosovë do të jenë deri në 24 gradë celsius, ndërsa në Maqedoninë e Veriut do të jenë deri në 30 gradë celsius në Shkup”, tha Osmani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH