Sociale

Lëkundje të forta tërmeti në vendin tonë, pas mesnate. Epiqendra në Elbasan!

Shkruar nga Liberale
Lëkundje të forta tërmeti në vendin tonë, pas mesnate.

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në vendin tonë pak minuta para dhe pas mesnate.

Tërmeti më i fortë me magnitudë 4.2 (fillimisht 4,4) kishte si epiqendër Elbasanin.

Lëkundjet janë ndjerë në qytetet qendrore të vendit, në Tiranë, Durrës, Lushnje si dhe në të gjitha qytetet e qarkut të Elbasanit, si Peqin, Gramsh, Librazhd etj, rreth orës 00:10.

Lëkundjet fatmirësisht raportohet se zgjatën vetëm pak sekonda.

"Në datën 13/01/2024, ora 23:17:51 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë M4.2 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 15 km" thuhet në njoftimin zyrtar të Institutit të Gjeoshkencave.
Epiqendra është lokalizuar në Shalës, Elbasan , 3 km në Perëndim të Cërrikut.

Për më shumë informacione vizitoni faqen e webit

???? https://albquake.geo.edu.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH