Sociale

Lejimi i martesave në moshën 9-vjeçare, avokatja habit me deklaratën: Mbron vajzat, do të p*rdhunohen...

Shkruar nga Liberale

Lejimi i martesave në moshën 9-vjeçare, avokatja habit me

Gjatë emisionit “Shqipëria LIVE” u diskutua sot një ligj tepër kontrovers, i miratuar në Irak, i cili legalizon martesën e vajzave që prej moshës 9-vjeçare.

Por gjatë diskutimit, ajo ka tërhequr vëmendje ishte komenti i avokates Migena Balla, e cila u shpreh se ky ligj mbron vajzat, pasi ekziston rreziku që ato të përdhunohen në rrugë.

“Më vjen keq që duhet të diskutojmë zhvillimet e një shteti tjetër. Si ka mundësi që kjo shqetëson çështja e një vendi tjetër.  Unë si avokate vlerësoj çdo gjë që bëhet në mënyrë ligjore dhe dënoj çdo gjë që bëhet në mënyrë anti-ligjore. Këtu kemi një grup ligjvënësish që po bëjnë një nismë, nuk është barbarizëm. Ligji bëhet për të mbrojtur individin. Për sa kohë mosha e martesës dhe e marrëdhënieve seksuale ndryshon në ligj, kjo për mua nxit degjenerim. Kjo nuk synon fare mos-mbrojtjen e femrave. Kjo e mbron femrën nga përdhunimi. Ajo do përdhunohet në rrugë.”- u shpreh avokatja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH