Sociale

Lanë Brukselin për Kaninën/ Çifti shqiptaro-belg tregon pse zgjodhën Shqipërinë pas 13 vitesh të lumtura

Shkruar nga Liberale

Lanë Brukselin për Kaninën/ Çifti shqiptaro-belg tregon

Klea Mimini dhe Leroy De Vleesschauwer janë një çift bashkëshortësh, të cilët kanë lënë Brukselin për të jetuar në Kaninë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, çifti shqiptaro-belg kanë treguar se zgjodhën Shqipërinë pas 13 vitesh në Belgjikë, pasi donin një jetë të qetë.

Sakaq, ata kanë rrëfyer dhe lidhjen e tyre të dashurisë.

“Ne po bëjmë 8 vjet që jemi të lidhur bashkë dhe që nga viti i parë Leroy ka ardhur dhe e ka vizituar Shqipërinë shpesh. Një ditë ishim ulur në një kodër dhe ai më tha: Unë një ditë do jetoj këtu dhe kështu kaloi koha. Ne kemi dy muaj që po jetojmë këtu. Tani po punojmë tokë dhe do ta mbjellim.

Bashkëshorti është infermiere, ndërsa unë kam qenë agjente shitjesh në Bruksel. Tani po merremi me sistemimin e vajzës, që ajo të fillonte shkollën. Më vonë do të mendojmë nëse do të hapim një biznes a diçka tjetër. Ne jemi njohur në aplikacionet socialet, këtu mund të tingëllojë si tabu, por në Belgjikë shumica e shoqërisë sonë kështu kanë qenë”, u shpreh Klea.

“Shqiptarët janë njerëz shumë të hapur dhe mikëpritës, pasi në shumë vende nuk kanë mirëpritur. Unë jam infermierë psikiatrik, ndërsa vitet e fundit kam qenë i vetëpunësuar, si infermier shtëpiak. Tani kam filluar të kuptoj se çfarë thuhet, por për të folur avash avash”, tha Leroy.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH