Sociale

Ky vend gjobit kompaninë "Google", zbulohet shifra e çmendur dhe arsyeja

Shkruar nga Liberale

Ky vend gjobit kompaninë "Google", zbulohet shifra e

Autoriteti Francez i Konkurrencës gjobiti “Google”-n sipas ligjit të Bashkimit Evropian (BE) të vitit 2019 në lidhje me tarifimin e përmbajtjeve të përdorura në platformë.

Sipas lajmit të “Le Figaro”-s, Autoriteti Francez i Konkurrencës ka vendosur se si rezultat i hetimit të zhvilluar për çështjen e tarifimit të përmbajtjeve, “Google” ka vepruar në kundërshtim me ligjet e BE-së.

Institucioni gjobiti “Google”-n me 250 milionë euro për mospagimin e tarifave të mjaftueshme për botuesit francezë, përmbajtjen e të cilëve e përdorte.

“Google” deri më tani ka arritur marrëveshje për tarifat me rreth 450 botues francezë.

Neni 15 i ligjit të vitit 2019 të BE-së, u njeh botuesve “të drejta fqinje” të cilat sigurojnë të drejtën për të marrë tarifë të drejtë nga platformat për ripërdorimin e përmbajtjeve të tyre.

Kompania po lufton me paditë e ngritura në shumë vende për veprime në kundërshtim me konkurrencën.

Poll
SHQIPENGLISH