Sociale

Kushtet e këqija të MOTIT, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë

Shkruar nga Liberale
Kushtet e këqija të MOTIT, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla

Për shkak të kushteve jo të mira të motit, në Vlorë do të pezullohet lundrimi për mjetet e vogla  lundruese dhe për ato të peshkimit.

Po ashtu, është bërë thirrje që subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, të marrin masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe të rrisin gadishmerinë e ekuipazhit në mjetet lundruese.

Lundrimi do të ndalohet duke nisur nga ora 10:00. Ndërsa, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet të jetë në mbrëmje, pas orës 22:00.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH