Sociale

"Kush je ti që më tregon mua çfarë të besoj?", Zhaklin Lekatari i kthehet keq Mërtirit

Shkruar nga Liberale

"Kush je ti që më tregon mua çfarë të

Aktivistja Zhaklin Lekatari e ftuar në emisionin “Top Story” me moderatoren Grida Duma në Top Channel foli për besimin e shqiptarëve në fe dhe gjatë argumentimit të saj pati edhe një debat me studiuesin Ergys Mërtiri.

Lekatari tha se vetëm 3% e shqiptarëve janë të deklaruar si praktikues të fesë së tyre ndërsa tha se duhen parë edhe anën e errët të feve, të cilat sipas saj mund të jenë edhe një e keqe e madhe.

"Kush je ti që më tregon mua çfarë të

“3% e shqitparëve janë deklaruar si praktikantë. Atë aktrimin nga komunizmi e kemi trashëguar edhe sot si nëbesim apo mosbesim në fe. Ne flasim sesa na mbush me dashuri besimi në Zot por nuk flasim për anën e errët të feve. Për mënyrën sesi e kanë ndikuar jetën tonë.
Mendoj se fetë mund të jenë një e keqe e madhe. Kanë të mirat e veta por kanë edhe të këqijat e veta. Nuk mendoj se vlerat morale duhet t’i kem të trashëguara nga feja. Mendoj se në qendër duhet të jetë jeta, jo Zoti apo feja”- tha Lekatari.

Kjo solli edhe reagimin e Mërtirit i cili tha se Lekatari duhet të jetë më e kujdesshme kur del në përfundime për fetë.

Pjesë nga debati në studio:

Lekatari: Unë nuk mendoj se në vitet që jam rritur si fëmijë, kam qenë e varfër se nuk kam pasur dikë të më bënte të besoj se pas kësaj jete do ketë dicka të përtejme
Mërtiri: Nga cili burim i nxjerr ti këto përfundime, se ti ngatërron priftin me fetë
Lekatari: Unë flas si mos besimtare, ju flisni në mënyrën tuaj, kush jeni ju të thoni ku mund të besoj
Mërtiri: Unë po shtroj një pyetje
Lekatari: Nuk është dialog që të më ftoni t’ju ndjek juve. Unë nuk e mbarova atë që kisha për të thënë. Jetojmë në një moment kur ka më shumë ateistë se kurrë më parë. Dhe nuk mendoj se largimi nga feja e ka bërë njeriun të gabuar.
Mërtiri: Po kush e tha këtë…
Lekatari: Ju lutem a mund të më lini të them mendimin tim, ka ndonjë problem?

MARRE NGA TOP CHANNEL

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH