Sociale

Kush është zyrtarja që mori si dhuratë çantë "Louis Vuitton" në vlerën e 2 mijë euro, detaje nga skandali i diplomave

Shkruar nga Liberale

Kush është zyrtarja që mori si dhuratë çantë

Gazetarja italiane e “La Repubblica”, Chiara Spagnolo në një intervistë për Euronews Now tha se çështja për diplomat false që ju jepeshin studentëve italianë nga univeristete private shqiptare përfshin më tepër akuza ndaj palës italiane, sesa asaj shqiptare.

Sipas gaetares, kjo është hera e parë që një skandal i tillë përfshinë Shqipërinë, pasi në të kaluarën është tentuar vazhdimisht e njëjta gjë, por nga shtete të tjera.

Hetimet, sipas saj, kanë përfshirë zyrtaren e akredimit të diplomave në Shqipëri, Shqiponja Telhaj, e cila dyshohej se ishte korruptuar në një rast me një çantë të shtrenjtë të markës "Louis Vuitton" në vlerën e 2 mijë eurove.

“Nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh në Itali sepse fatkeqësisht në vite është dhënë mundësia shumë universiteteve dhe eniteteve arsimore që të menaxhojnë formimin e studentëve, në ven të univeristeteve publike. Shumë personazhe të përfshirë kanë qenë të përfshirë edhe në hetime në të kaluarën e me shumë mundësi është hera e parë që këto hetime prekin edhe Shqipërinë.”-sqaroi gazetarja.

Sipas gazetares, në dosjen hetimore, ku përfshihet edhe emri i Shqiponja Telhaj, thuhet se ajo ka marrë një çantë Louis Vuitton me vlerë 2 mijë euro. Megjithatë hetimet nuk janë ndalur shumë në këtë pikë sepse dyshohet se Telhaj e ka marrë çantën si një dhuratë nga pala italiane për Krishtlindje.

“Disa institucione arsimore italiane ju referoheshin disa instituicioneve të huaja dhe kërkonin akreditimine studentëve, mes të cilave ishte si vend edhe Shqipëria. Asnjë qytetar shqiptar nuk rezulton i hetuar në këtë dosje, por janë në referencë sepse kanë rezultuar të përfshirë në telefonatat e personave në Itali. Mes tyre është Shqiponja Telhaj, megjithatë nuk konsiderohet që të ketë kryer ndonjë vepër korrupsioni, por shtetasit italian thuhet se kanë bërë disa dhurata për Krishtlindje asaj. Dhurata më e veçantë rezulton të jetë çanta Louis Vuitton me vlerë 2 mijë euro, të cilën e ka marrë për dhuratë Krishtlindjesh,” – tha gazetarja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH