Sociale

Kush e vrau 41-vjeçaren? Zhaklin Lekatari: Nuk e ndihmoi askush, as 4 vëllezërit e saj!

Shkruar nga Liberale
Kush e vrau 41-vjeçaren? Zhaklin Lekatari: Nuk e ndihmoi askush, as 4

Aktivistja Zhaklin Lekatari është shprehur se shoqëria shqiptare patriarkale kolektiviste është ajo që e vrau 41-vjeçaren Bedrie Loka në Durrës, e cila u vetëhelmua me fotoksinë.

Komentet Lekatari i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se ishte çuditur edhe nga fjala e vëllezërve të saj, të cilët e dinin që e reja dhunohej prej 23 vitesh dhe nuk bënë asgjë për ta ndihmuar.
Ajo shtoi gjithashtu se dhuna në shoqërinë shqiptare është normalizuar dhe edhe në momentet që bisedojmë me njëri-tjetrin, sipas saj përdoret dhunë.

“E vrau mentaliteti, e vrau mosdija, e vrau dhuna, dhuna virtuale, emocionale, spikologjike, shtrëngimi që ka ndjerë prej kohësh. Mentaliteti është ai i një shoqërie patriarkale kolektiviste. Kjo duket edhe nga deklarata e nuses, që thotë se unë jam nuse, bijë kapedanësh dhe nuk mund të turpërojë familjen time.”

“Ajo që më shqetëson mua është edhe deklarata e vëllait është dhuna që vëllai i vetë ka përdorur edhe në kërkesën për ndihmë. Këta 4 vllezër duke e ditur që motra e tyre prej 23 vitesh dhunohej, mund të bënin diçka të vogël për të ndihmuar motrën e tyre.”

“Dhuna është normalizuar dhe ne kur komunikojmë me njëri tjetrin bisedojmë dhunshëm. Pra nuk është Tik Tok shkaku i dhunës. Kështu që ne jemi ata që e vramë Bedrie Lokën”, tha Lekatari.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH