Sociale

Kujt i përkiste “Brezi i humbur“… dhe a mund të ketë një të dytë në Shqipëri?!

Shkruar nga Aranit Muraçi

Kujt i përkiste “Brezi i humbur“… dhe a mund të

Brezi i humbur në Shqipëri i përket në fakt brezit të Petro Markos dhe shkrimtarëve të tjerë të epokës mes dy luftrave botërore. Por mund të jetë edhe brezi që u rrit në varfëri ekstreme dhe u ‘edukua’ nga regjimi komunist me idealin se shteti do t’iu garantonte gjithçka; nga të drejtat themelore, arsimi dhe shëndetësia falas, puna e sigurt, madje do t’i ndante edhe të mirat materiale për të gjithë sipas “utopisë” marksiste, pra sipas nevojës dhe meritës.

Shumica e “brezit të humbur”, sot në pension, mund t’iu përkasë të gjithë atyre që punuan pa u ankuar gjatë regiimit komunist dhe pas rënies së regiimit e gjetën veten në varfëri ekstreme, me shpresë se Shqipëria do të bëhet e gjithë Europa. Shumica e tyre mbijetojnë sot me pensione qesharake. 

Termi "Brezi i Humbur" i referohet brezit të njerëzve që dolën fill pas Luftës së Parë Botërore dhe u gjetën të papërgatitur për të rifilluar një jetë tjetër. Në përdorimin e termit "të humbur", psikologët i referoheshin ndjenjave "të çorientuara, endacake, pa drejtim" që përhumbnin shumë të mbijetuar të asaj që konsiderohet një nga luftërat më shkatërrimtare në historinë moderne.

Në një kuptim më të thellë, brezi i humbur u quajt "i humbur" sepse të rinjtë e atij brezi kuptuan që vlerat konservatore, morale dhe sociale të prindërve të tyre ishin të parëndësishme për të arritur përfitimet e duhura në botën e pasluftës.

Në Shtetet e Bashkuara, politika e Presidentit Warren G. Harding për "kthimin në normalitet" që bënte thirrje për një rikthim në mënyrën e jetesës para Luftës së Parë Botërore, i la anëtarët e “Brezit të Humbur“ të ndiheshin të tjetërsuar shpirtërisht nga përballja me atë që ata besonin se do të ishte e pashpresë. “Humbja” e atij brezi rezultoi gati profetike sepse rinia pas Luftës së Parë Botërore do të përjetonte krizën ekonomike që u quajt ‘Depresioni i Madh’ dhe më tej shpërtheu Lufta e Dytë Botërore që rezultoi edhe më fatale se e para.

Duke qenë dëshmitarë të asaj që ata e konsideronin vdekjen të pakuptimtë në një shkallë aq masive gjatë luftës, shumë anëtarë të Brezit të Humbur hodhën poshtë idetë më tradicionale të sjelljes së duhur, moralit dhe roleve gjinore. Ata konsideroheshin të "humbur" për shkak të prirjes së tyre për të vepruar pa qëllim, madje pamatur, shpesh duke u fokusuar në grumbullimin hedonist i pasurisë personale.

Në letërsi, termi i referohet një grupi autorësh dhe poetësh të njohur amerikanë, përfshirë Ernest Hemingway, Gertrude Stein, F. Scott Fitzgerald dhe T. S. Eliot, veprat e të cilëve shpesh përshkruanin betejat e brendshme të Brezit të Humbur.

Termi i famshëm besohet të ketë ardhur nga një bisedë e dëshmuar nga romancierja Gertrude Stein, gjatë të cilit një francez, pronar garazhi, i tha punonjësit të tij të ri: "Ju jeni të gjithë një brez i humbur". Stein ia përsëriti frazën kolegut dhe nxënësit të tij Ernest Hemingway, i cili e popullarizoi termin kur e përdori si epigraf në romanin e tij klasik të vitit 1926, Dielli lind sërish.
/ Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH