Sociale

Kjo faqe Ueb-i di gjithçka që qarkullon në internet për ju

Shkruar nga Liberale

Kjo faqe Ueb-i di gjithçka që qarkullon në internet për ju

Me anë të internetit dhe faqeve të ueb-it aty secili ka mundësi të përdori motorët e kërkimit për të gjetur informacione nga më të ndryshmet. 

Njëlloj siç kërkkoni ju për të tjerët kërkojnë edhe të tjerët për ju duke patur mundësi të gjenerojnë të dhëna të cilat mund të jenë të rrezikshme. 

Por si bëhen të aksesueshme të dhënat tuaja online ?

Shumë faqe interneti kanë shumë më tepër të dhëna për ju se sa mund të mendoni, kjo tregohet nga një mjet i shpejtë i quajtur Webkay.

Mjeti rendit një sërë gjërash të ndryshme që faqet e internetit mund të dinë për ju, përpara se të pranoni “cookie-it”.Këto përfshijnë informata sikurse për vendndodhjen tuaj, çfarë browseri interneti po përdorni, si duket hardueri i kompjuterit tuaj, cila është adresa e juaj IP, sa shpejt funksionon rrjeti i juaj dhe në cilat faqe të mediave sociale jeni të kyçur.

Informatat krijojnë një pamje mjaft gjithëpërfshirëse për ju.

Marrëveshjet për ‘cookie-it’ duhet të lexohen me vëmendje për të kuptuar se çfarë përfshijnë në të vërtetë – ose mund të filloni t’i refuzoni ato si fillim.

Poll
SHQIPENGLISH