Sociale

“Kërkoj pension 400 mijë lekë”, i moshuari protestë para Kryeministrisë: Deputetët i çuan 3 mln rrogat në kurrizin tonë!

Shkruar nga Liberale

“Kërkoj pension 400 mijë lekë”, i moshuari

E ndërsa qeveria ka rritur pagat pavarësisht se shumë zyrtarë përfshihen në afera korruptive, pensionistët duket se janë shtresa më “e persekutuar”, për të cilët nuk mendon askush.   

Pensionistët janë ngritur në protesta përpara Kryeministrisë.

Ata kanë kërkuar rritjen e pensioneve në minimumi 400 mijë lekë në muaj.

Një nga pensionistët u shpreh se “na ka mbetur vetëm të kapim armë, na bënë të mbysim veten”, duke theksuar “ne e ndërtuam Shqipërinë”.

“Këta hajdutë na kanë bërë për të mbytur veten. Gruan e kam sëmurë, vajzën e kam sëmurë. Marr vetëm 180 mijë lekë, 4 mijë lekë përfitova nga indeksimi.

Më shkojnë 70 mijë lekë ilaçe, kërkoj pension 400 mijë leke, nën këtë pension s’duhet të ketë. Ne e ndërtuam Shqipërinë. Çfarë nuk kemi vuajtur, A ju vjen turp. Presidenti 4 mln, është vetëm 1 kukull, deputetët 3 mln rrogë, por janë në kurriz tonin. Na vjen keq, nëse nuk i mbushet mendja na ka mbetur vetëm të kapim armët. O të na rrisë pensionin, ose të ikin”, tha i moshuari.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH