Sociale

Ja si të bëni ballokume në shtëpi për Ditën e Verës

Shkruar nga Liberale

Ja si të bëni ballokume në shtëpi për Ditën e

Përgatitja e Ballokumeve

500 gr gjalpë i freskët (sipas këshillës së amvisave të Elbasanit gjalpi duhet të jetë dhie)

Gjysmë filxhani kafeje me ujë finje (përgatitet përmes hedhjes së dy-tre lugë gjelle nga hiri i zjarrit në një gotë me ujë, e cila lihet përreth 30 minuta dhe më pas kullohet me kujdes)

Si fillim, në enën e qelqit, hidhet sheqeri dhe gjalpi i shkrirë, temperatura e të cilit duhet të jetë e vakët. Përzihet përmes një luge druri përreth 40- 45 minuta derisa masa të bëhet kremoze.

Më pas shtojmë një vezë dhe vijojmë përzierjen me lugë druri. Shtojmë vezën e dytë dhe vijojmë përzierjen me lugë druri, vijojmë po kështu me vezën e tretë dhe me radhë. Vijojmë pa ndërprerje përzierjen ndërsa shtojmë ujin e finjës ose në mungesë të tij shtojmë pak qumësht.

Ja si të bëni ballokume në shtëpi për Ditën e

Sugjerohet të shtoni miellin e misrit me dorë gradualisht duke vijuar pa ndërprerje përzierjen me lugë druri derisa të keni mbaruar gjithë masën e miellit. Trazohet fort me lugë druri që të mos krijohen kokrriza dhe masa të bëhet krejtësisht e njëtrajtshme.

Masa nis të punohet me dorë derisa brumi të jetë aq i plotë sa të mos rrafshohet kur e mban në dorë. Brumi ndahet në copa të cilave u jepet forma e rrumbullakët. Më pas vendosen në një tavë të lyer me gjalpë dhe pudrosur me miell misri.

Ballokumet vendosen me një distancë nga njëra tjera pasi vëllimi i tyre do rritet gjatë pjekjes. Vendoset në furrë të parangrohur në temperaturën 180-200 gradë.

Ja si të bëni ballokume në shtëpi për Ditën e

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH