Sociale

Ja si do të funksionojë bonusi i pranverës për pensionistët

Shkruar nga Liberale

Ja si do të funksionojë bonusi i pranverës për

Pas bonusit për fundvit, Qeveria premtoi se do të ketë një bonus të dytë në pranverën e vitit të ardhshëm.

Kryeministri Rama tha se bonusi i pranverës do të jetë i përhershëm njësoj si bonusi i fundvitit, dhe do të jetë i lidhur me zhvillimin ekonomik.

Ndërkohë opozita është e mendimit se ky  bonus premtohet vetëm për zgjedhjet parlamentare dhe nuk ka mundësi për tu dhënë në vitet në vijim.

Olta Manjani, zv.ministre gjatë një interviste për emisioni “E-ZONE” dha disa shpjegime se si do të funksionojë ky bonus.

“Ky bonus nuk ka lidhje me zgjedhjet, por ka lidhje me performancën ekonomike. Ne do të hapim një llogari në bankën e Shqipërisë, e cila do të funksionojë vetëm për këtë bonus. Çdo rritje shtesë e të ardhurave që do të gjenerojmë përtej parashikimeve do të kalojnë në këtë fond special dhe më pas do të shpërndahet për pensionistët”, tha Manjani për Vizion Plus.

Por sa mund të jetë ky bonus që do të jepet në pranverë?

“Është ende herët për të përcaktuar masën e tij. Do të shohim ecurinë ekonomike. Do të shohim dhe ecurinë e inflacionit pasi do të aplikojnë edhe indeksimin e pensionistëve. Qëllimi i bonuseve është që të mbështesim pikërisht atë shtresë të pensionistëve, që marrin pensione të ulëta poshtë nivelit mesatar”, shpjegoi Manjani.

Ndërkohë shifrat e bonustit të këtij fundviti duket se do të aplikohen edhe në vitet e tjera në të njëjtin nivel. Indeksimi dhe bonuset duket se do të jenë forma e mbështetjes për pensionistët për periudhën në vazhdim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH