Sociale

Ja sa e sigurt është biseda juaj në WhatsApp?

Shkruar nga Liberale

Ja sa e sigurt është biseda juaj në WhatsApp?

WhatsApp si një nga aplikacionet më të njohura të mesazheve në botë, po përpiqet vazhdimisht të përmirësojë përvojën e përdoruesit me përditësime të rregullta dhe veçori të reja.

Tani, duket se një veçori e re e dobishme është në rrugë e sipër.

Sipas mediave të huaja, aplikacioni në pronësi të Meta-s po prezanton një veçori për shfaqjen e bisedave të sigurta.

Ky funksion i ri u zbulua në përditësimin më të fundit beta të WhatsApp për Android 2.24.6.11, aktualisht i disponueshëm në Google Play Store, përcjell Telegrafi.

Qëllimi i kësaj veçorie është ta bëjë më të thjeshtë për ju identifikimin e bisedave të koduara dhe të sigurta.

Shpërndarja e këtij funksioni pritet të shtrihet në më shumë përdorues gjatë javëve të ardhshme.

Ndryshe, kriptimi luan rol vendimtar në aplikacionet moderne të mesazheve, pasi siguron dhe mbron bisedat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH