A e dini se në çfarë moshe njerëzit shpenzojnë më shumë para? Kompania ClearScore bëri një studim ku intervistuan 3,000 njerëz dhe një pjesë e mirë e njerëzve kishin shpenzuar më shumë para në të njëjtën moshë, 31 vjeç.
Çdo vit mund të duket i shtrenjtë dhe më i shtrenjtë se viti paraardhës. Kjo pasi njerëzve u duhet të përballojnë çmimet gjithnjë e në rritje të qirave, rritjen e inflacionit të produkteve ushqimore përfshirë dhe koston e jetesës.
Por studimi zbuloi se një britanik mesatar, shpenzon më shumë se 43 000£ për të mbuluar të gjitha shpenzimet e moshës 31-vjeçare. Për të arritur në këtë përfundim 3 000 njerëz u pyetën për të treguar gjërat për të cilat kanë shpenzuar më shumë në jetën e tyre. Nga përgjigjet u zbulua se shpenzimet më të mëdha janë bërë pikërisht në moshën 31-vjeçare.
Janë të paktën 4 faktorë që ndikojnë në këtë fakt. Pagesa e martëses 27%, blerja e një shtëpie 48%, të kesh një fëmijë 20% dhe të bësh muaj mjalti 14%. Mënyra më e zakonshme për të paguar të gjitha këto shpenzime të këtij viti të shtrenjtë të jetës janë kursimet, por ka edhe nga ata që preferojnë të marrin kredi në bankë.