Disa mjekë thonë se testi i bërë vetë në shtëpi ai i matjes së zakonshme të diabetit nuk është shumë i besueshëm.
Për një diagnozë më të saktë mjekët rekomandojnë analizat e specializuara në spital.
Megjithëse të tjerë e kundërshtojnë këtë pasi thonë se bëhet fjalë për dy teste që japin dy informacione të ndryshme.
Krahasimi i dy testeve
Në studimin Institutit Nacional për Diabetin dhe Sëmundjet e Veshkave në Amerikë, morën pjesë rreth 9000 persona.
Ekspertët mblodhën të dhëna tek persona mbi moshën 20 vjeç të cilët vuanin nga diabeti.
Pacientët përdorën të dy teset dhe në 73% të rasteve testi A1C nuk tregoi të gjithë nivelet e sheqerit në gjak.
Ndërsa testi oral i glukozës tregoi rezultate më të sakta në të gjitha rastet.
Ekspertët nuk kanë një përgjigje të saktë se përse këto dy teste japin rezulatate të ndryshme.
Rekomandohet që pacientët të kryejnë sa më shumë analiza të specializuara tek mjeku krahas testeve individuale me A1C.
Ky studim u publikua në takimin vjetor të Endocrine Society 2019 në Nju Orlins.
Gjithsesi mjekët nuk hedhin poshtë as idenë e testimit me studime të tjera rreth kësaj çështje.
Ushqimet që Duhet të Konsumoni nëse Vuani nga Diabeti
Boronicat, Agrumet dhe Bishtajoret
Ngrënia e këtyre kokrrave të vogla është e rëndësishme sepse përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës.
Kjo do të thotë që qelizat janë më mikpritëse ndaj insulinës së trupit.
Lëndët anti-inflamatore tek boronicat pakësojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare që shfaqen tek pacientët që vuajnë nga diabeti.
Portokallet, qitrot, mandarinat kanë një efekt afatgjatë në nivelin e sheqerit në gjak dhe kolesterolit.
Agrumet përmbajnë lëndë anti-inflamatore dhe fibra.
Ekspertët thonë se ngrënia e frutave të plotë dhe jo lëngu i tyre ul rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2.
Çokollata e zezë dhe ushqimet me bazë bimore
Konsumi i sasive të vogla të çokollatës së zezë të një cilësie superior ul nivelet e insulinës dhe tensionit të gjakut.
Konsumi i çokollatës së zezë me nivel të ulët sheqeri është më i shëndetshëm se karbohidratet e tjera dhe për më tepër ajo lumturon shqisat tuaja dhe nuk ndikon në nivelet e glukozës.
Vegjetarianët janë më pak të rrezikuar nga diabeti i tipit 2.
Vaji i ullirit dhe barishtet
Zëvendësimi i yndyrnave trans dhe atyre të ngopura me variante më të shëndetshme e të pangopura është i rekomandueshëm për çdo njeri.
Konsumi i vajit të ullirit ekstra të virgjër jo vetëm ul rrezikun e diabetit por përmirëson përdorimin e glukozës nga qelizat.
Vaji i ullirit duhet të jetë pjesë e pandashme e regjimit tuaj ushqimor. Së bashku me arrorët, farat, avokadon dhe peshqit e detit.
Barishtet dhe perimet e gjelbra ulin nivelet e Hemoglobinës A1C dhe faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.
Arrorët, gjalpi i kikirikut dhe kanella
Nëse konsumoni 5 racione me arrorë në javë ose një lugë gjelle me gjalpë kikiriku në javë do të jeni më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.
Njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe konsumojnë më shumë arrorë kanë një nivel më të mirë të sheqernave në gjak.
Konsumoni më shumë bajame, arra ose gjalpë kikiriku por si gjithnjë tregoni kujdes me racionet dhe kripën.
Kjo erëz e ëmbël ndihmon në uljen e nivelit të sheqernave në gjak.