Kosova

Ish- ministri i Jashtëm jep lajmin e trishtë/ Ndahet nga jeta historiani dhe Profesori i shquar shqiptar

Shkruar nga Liberale
Ish- ministri i Jashtëm jep lajmin e trishtë/ Ndahet nga jeta


Mëngjesin e sotëm 31 mars 2024, ka ndërruar jetë një nga hostorianët, profesorët universitarë dhe patriotët më të çmuar, në Kosovë Mejdi Elezi.

Lajmin e trishtë e bëri publik përmes një postimi në rrjetet sociale ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

"Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e Prof. Dr. Mejdi Elezit, historian i çmuar që ia kushtoi jetën punës me studentë dhe shkencës. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën!", shkroi Enver Hoxhaj.

Profesor Mejdiu, ishte njëri nga profesorët e historisë që i ka dhënë shumë arsimit në Kosovë,

Fillimisht si profesor në Shkollën normale të Prizrenit, po kështu, edhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë e më vonë në Fakultetin e Gjakovës . Ishte njëri nga themeluesit Fakultetit të Edukimit, e ku punoi në Prishtinë, Prizren, Gjilan dhe Gjakovë, Ai ishte Dekan i Fakultetit të Edukimit deri në pensionim duke lënë vepra të pashlyera.

Veprimtaria e profesor Mejdi Elezit ka qenë një veprimtari universale në të gjitha sferat, sepse në të gjithë rrethanat ai ishte për arsimin shqip, punoi edhe nën tytat e armikut që shkolla shqipe të mbijetojë.

Ai do të mbahet mend si një profesor që mbi të gjithë e ka dashur shkollimin .Ai ishte bashkëshort i një mësuese të njohur të muzikës Nexhibe Bukoshi -Elezi, dhe baba i profesoreshës universitare tashmë edhe ambasadore e Kosovës në botë Lule Elezi dhe baba i Dr, Hektor Elezit. Veprimtaria e profesor Mejdiut, në sferën atdhetare ishte një emblemë titanike për arsimit shqip. Kombi shqiptar humbi sot historianin dhe personalitetin e rrallë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH