Sociale

INTERVISTA për Liberale me Juliana Shalla, shqiptarja që me simbolet kombëtare mahniti Mbretin Charles III: Surpriza që i rezervuam!

Shkruar nga Liberale

INTERVISTA për Liberale me Juliana Shalla, shqiptarja që me simbolet

Intervistoi: Pranvera Gjura

Juljana Shalla, Ambasadorja e Traditave Shqiptare në Angli

Juljana Shalla, e bija e Ali Shalla nga fshati Mirakë i Librazhdit, ka një histori frymëzuese emigrimi dhe përkushtimi ndaj trashëgimisë kulturore shqiptare. Në Shqipëri studioi në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan për Gjuhë Angleze dhe punoi rreth 4 vite si mësuese në vendlindjen e saj, Mirakë-Librazhd. Ajo emigroi 9 vite më parë në Angli, në qershor të 2015 duke vijuar të njëjtin profesion me përkushtim dhe pasion; të qënurit mesuese e gjuhes angleze dhe gjithashtu e gjuhes shqipe. Në nëntor 2023, në Londër ka hapur një klasë të gjuhës shqipe per femijet shqiptare “ABC Albanian Community School”
Pas angazhimeve të shumta ajo hapi biznesin e saj në vitin 2022, një agjenci Rekrutimi e cila merret me edukimin dhe punësimin “Jei education & work services”.
Në Londër, përmes punës së saj me studentët dhe artistë të rinj në komunitetin Shqiptar atje, duke u angazhuar përveç edukimit, edhe promovimit të kulturës dhe traditave shqiptare ajo është bërë një ambasadore e kulturës dhe traditave shqiptare. Ka organizuar disa evente kulturore që nga 2018 deri tani. Një nga momentet më të rëndësishme të veprimtarisë së saj ishte në tetor të vitit 2018 kur ajo filloi projektin e saj të parë, në një vend të huaj si Anglia. Ia doli të bëjë bashkë mbi 300 shqiptarë në eventin dedikuar fëmijëve shqiptarë në Angli në zbulimin e talenteve të rinj “Albanian Talent Show”.

INTERVISTA për Liberale me Juliana Shalla, shqiptarja që me simbolet

Menjëherë pas suksesit të saj të parë ajo vazhdoi me një tjetër projekt i cili ishte mes komuniteteve të ndryshme për të promovuar kulturën Shqiptare. Pas suksesit të këtij eventi organizoi në komunën Walthamstow “Community Talent Show” , dhe në vitin 2019 organizoi për herë të parë Albanian Folk Festival, dhe shumë evente me Profesionistë dhe studentë shqiptarë. Në pjesëmarrjen e fundit ku ishte ftuar sërish nga komuna për të promovuar traditat shqiptare në eventin që u organizua në shtator 2024, së bashku me grupin Artistik që ajo krijoi në 2019, artistet e diasporës, të veshur me kostume tradicionale shqiptare dhe shumë-ngjyreshe terhoqën vëmendjen e publikut, duke marrë përgëzime nga shumë pjesëmarrës të huaj që ishin aty.

Pas kësaj pjesëmarrjeje, komuna i ofroi një “grand” simbolik për festat e nëntorit dhe Juliana e mori me shume seriozitet këtë mundësi bashkë me grupin e saj artistik.

INTERVISTA për Liberale me Juliana Shalla, shqiptarja që me simbolet

Në këtë eveniment ishte një program gjithpërfshirës, këngë, valle, kostume tradicionale dhe gatime Shqiptare. Kryetarja e bashkisë, e impresionuar nga ky event shprehu gatishmërinë për të mbështetur organizimin e festave të tjera që promovojnë trashëgiminë shqiptare.

Kjo përpjekje e palodhur për të ruajtur dhe promovuar traditat e vendlindjes u kurorëzua me një ftesë nga kryetarja e komunës ku Juliana shkoi për të takuar Mbretin Charles dhe Julianes ju caktua të merrte 2 shqiptare për të promovuar traditat shqiptare. Ajo përzgjodhi nga grupi Artistik Entelën me veshje kombëtare dhe Kamelën. Ne kete pritje mbretërore, detajet Shqiptare ne tavoline dhe kostumet tradicionale shqiptare tërhoqën vëmendjen dhe admirimin e të ftuarve. Mbreti Charles, i impresionuar bisedoi me Julianen duke thene qe Shqiperia eshte nje vend i bukur dhe pyeti sa vite kishte ajo në Angli. Mbreti u interesua nëse mblidhej komuniteti Shqiptar së bashku, nga veshjet dhe historia pas tyre, pyeti për origjinën dhe rëndësinë që ato kanë, duke shprehur vlerësim të madh për ruajtjen e një trashëgimie kaq të pasur kulturore.

Ky sukses i Juliana Shalla dhe përkushtimi i saj për traditat shqiptare janë një shembull i shkëlqyer i ruajtjes dhe promovimit të identitetit kombëtar në mërgim. Ajo vazhdon të jetë një frymëzim për bashkatdhetarët e saj dhe një ambasadore e denjë e kulturës shqiptare.

Përfaqësuesja e komunitetit shqiptar në Londër, Juliana Shalla ndau për “Liberale.al” emocionet e eventit, që nga ftesa e papritur dhe deri te ndalesa emocionuese e Mbretit Charles III te stenda e tyre, ku me këtë rast manorkut i ishte rezervuar edhe një dhuratë si surprizë.

INTERVISTA për Liberale me Juliana Shalla, shqiptarja që me simbolet

Juliana, prej sa vitesh jetoni në Londër?

Jetoj prej 9 vitesh në Angli.

Në mediat shqiptare u publikuan disa foto teksa Mbreti Charles III i tërhoqën vëmendjen veshjet tradicionale shqiptare, që po prezantoheshin nga ana juaj. Në çfarë aktiviteti morët pjesë?

Aktiviteti ishte për kontributin që komunitete të ndryshme të huaja kanë në Walthamstow (Londër) dhe ku përfaqësuam Shqiperinë përmes veshjeve tona tradicionale.

Si lindi ideja e këtij aktiviteti, për të ekspozuar veshjet popullore tradicionale shqiptare?

Ideja dhe ftesa erdhi nga kryetarja e komunës pasi ajo zgjodhi disa prej “leader” -ve të komuniteteve të huaja që jetojnë në Londër. U ndjeva shumë krenare që do të kisha mundësinë të prezantoja traditat shqiptare përballë Mbretit dhe Mbretëreshës. Për një moment nuk ju besova syve kur më erdhi ftesa. Nga komuniteti shqiptar më zgjodhën mua. Dhe bashkë me dy anëtarë të tjerë nga komuniteti shqiptar u prezantuam me veshjet dhe simbolet tona kombëtare.

INTERVISTA për Liberale me Juliana Shalla, shqiptarja që me simbolet

 Ju befasoi vizita e Mbretit?

Sigurisht që më befasoi pasi nuk ishte diçka që e prisja. Besoj se ishin mbresat që i lamë veçanërisht kryetares së komunës, Sharon Waldron, për festën e Pavarësisë. Ajo u surprizua shumë me traditat tona, madje u bashkua në valle me ne si dhe provoi gatimet shqiptare. Jam ndjerë shumë mirë tha para se të largohej duke përgëzuar tërë komunitetin shqiptar për mikpritjen e ngrohtë e të veçantë.

A mund të na zbulonin detaje në atë moment kur u vizituat nga Mbreti?

Një detaj që tërhoqi shumë vemendje jo vetëm nga Mbreti por dhe të gjithë pjesëmarrësit ishin veshjet tradicionale kombëtare që mbanin të gjithë të ftuarit nga komuniteti shqiptar. Si të ftuar për të përfaqësuar komunitetin shqiptar me veshjet popullore, besoj se u bë një prezantim dinjitoz dhe i shkëlqyer çka tërhoqi vëmendjen dhe mori vlerësimet e duhura.
Mbreti dhe Mbreteresha treguan interes për të ditur më shumë për traditat shqiptare. Teksa na vizituan po shikonin me shumë interes dekoret shqiptare që kishim në tavolinën tonë. Dhe ashtu siç vetëm shqiptarët e kanë një mikpritje të tillë që gjithmonë kemi dëshirë të dhurojmë diçka i kisha blerë një bust të heroit tonë, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, dhe ia bëra dhuratë bashkë me një punim me dorë të personalizuar nga një grup valltarësh shqiptarë duke kërcyer. Kjo bëri diferencën mes grupeve të komuniteteve të tjera.

INTERVISTA për Liberale me Juliana Shalla, shqiptarja që me simbolet

Si është pritur kjo ide nga komuniteti shqiptar?

Komuniteti shqiptar sigurisht është shumë suportiv dhe na bën të ndihemi edhe më krenarë në nismën tonë. Është në fakt një nismë që na bashkon, na mban të lidhur me origjinën nga vijmë dhe me kombin tonë.

A keni ndërmend ta zgjeroni aktivitetin?

Ky event do të thotë shumë për mua por gjithashtu dhe për tërë komunitetin shqiptar në Angli. Por ai një aktivitet për Shqipërinë është me vlerë edhe për kombin tonë. Patjetër shpresojmë të zgjerohet kudo në diasporë, pasi çdo aktivitet, veçanërisht ky i fundit, ka mbetur një ndjesi shumë e bukur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH