Sociale

Infermierët, mamitë dhe laborantët, ja kur mbyllen aplikimet për punë në portal

Shkruar nga Liberale

Infermierët, mamitë dhe laborantët, ja kur mbyllen aplikimet

Infermierët, mamitë, imazheristët apo laborantët nuk mund të punësohen në institucionet shëndetësore publike, nëse nuk futen në listë pritje.

Ata duhet të regjistrohen në portalin Infermierë për Shqipërinë.al. Portali është hapur më datë 22 gusht dhe mbyllet më 5 shtator.

Në portalin Infermierë për Shqipërinë do të publikohen edhe datat e testimit të informatizuar për të gjithë ata që do të futen në listë pritje për t’u punësuar nëpër qendra shëndetësore, poliklinika apo laboratorë mjekësore publike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH