Sociale

I përplasën të birin për vdekje, mamaja e Ilir Osmanit 'zbulon' autorët: Gruaja me të cilin bashkëjetonte thuri planin, është ende e lirë!

Shkruar nga Liberale

I përplasën të birin për vdekje, mamaja e Ilir Osmanit

I përplasën të birin për vdekje, mamaja e : Donika thuri planin, nipi i saj e ekzekutoi. Dua drejtësi

Mamaja e Ilir Osmanit, qytetar nga Elbasani i cili disa ditë më parë u përplas për vdekje nga një automjet në Pejë, ka akuzuar bashkëjetuesen e djalit për vrasjen e tij.

Ilir Osmani u përplas pak ditë më parë për vdekje në Pejë nga një makinë Volkswagen Golf 5 që drejtohej nga 23-vjeçari Serxhio Jonuzi, nipi i Donika Jonuzit. Serxhio Jonuzi është arrestuar nga autoritetet e Pejës në Kosovë.

Sipas nënës së Ilir Osmani, Donika Jonuzi ka përgatitur planin së bashku me nipin e saj Serxhio Jonuzi (i arrestuar).
Në një bisedë që ajo ka dëgjuar, rrëfen se Donika bëri planin për vrasjen e Ilirit dhe do paguante 50 milionë lekë për nxjerrjen nga burgu të nipit të saj.

Mamaja e Ilir Osmanit pretendimet e saj i ka dhënë në një intervistë për “Jetë Shqiptare” në RTSh. - “Unë kam qenë atje, më thirri me telefon ajo: Hajde se do vij. Ajo ka 10 vjet këtu që rri me ne. Ne kemi marrë një fëmijë të vogël e kemi birësuar, e kemi rritur 4 –vjeç dhe thoshin hajde ta bëjmë kunorë çunin e ta shkruajmë sipër djalit.

Ajo, jo-thoshte se kam kurorën filan vend se trafikonte femrat në Francë. Ajo merr fëmijën e ik. Shkonte lypte me fëmijën e vogël në Kosovë.

Ky ishte në Greqi. Djali e ka denoncuar Donikën në Policinë e Elbasanit, në Doganë, asgjë nuk u bë.

Erdhi çuni nga Greqia. Hajde Ilir. Ajo iku te e ëma, rrinte atje. I tha; hajde Ilir se do vij, Ajo e bëri në mend ta vrasë. më mori çuni në telefon: o nën ik njëherë ti se ajo më gënjen. Shkova unë dhe ndejta dy-tre ditë me të dhe i thashë: O Donika ça do bësh o bijë e nënës, do vish apo jo ta dimë?

Mua më tha: po nëne do vij, por të vijë Iliri. Vjen Iliri, na çon për kafe, na çoi te pica. Unë i thash: o bijë e nënës un do iki por shiko djalin. Ajo më tha: po ik se unë kam 10 vjet me të, tani ke frikë ti?

E mirë ika unë, djali ndejti me të. E mori çunin, e çoi me makinë 3-4 orë dhe më pas erdhi atje.

Unë u ngrit anë mëngjes ika, të nesërmen më merr djali në telefon në orën 5 të darkës. Më tha, nënë më dërgo 50 euro se më tha Dona rri edhe dy ditë. E mirë i thashë unë, por dua të vish se kam merak se të bëjnë gjë. Në orën 5:30 më vjen haberi se djalin e vranë”, rrëfen nëna e Ilir Osmanit.

Ajo kërkon drejtësi për djalin e saj, dhe arrestimin e Donika Jonuzajt. “Donika nuk është arrestuar. Fëmija jeton me Donikën., Unë dua të drejtën e djalit tim. Mua Donika ma vrau djalin, e shtyu nipin e ma vrau me makinë”, tha ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH